E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Holandes: Ekipi i futbollit, shembull per te tjeret

Holanda nuk fitoi as ne finalen e trete te nje Boterori dhe mbetet: “ekipi me i mire i historise se futbollit, pa fituar ende nje trofe”. Megjithate, pas kthimit ne shtepi ekipi eshte pritur ngrohte nga mijera tifoze holandeze. Mesfushori i Bajernit te Mynihut, Arjen Roben ishte shume prane golit, ne finale ndaj Spanjes. Ai ka ndjete nje peshe te fajit, cka nuk i dha mundesi miliona holandezeve qe te shijonin titullin e pare, pas finales se trete te humbur, ku notat dramatike shoqeruan 120 minuta loje.
Trajneri i Holandes akuzoi gjyqtarin Houard Veb, si shkaktarin kryesor te humbjes se finales se madhe. Ekipi i Holandes eshte pritur nga Kryeministri i vendit, Jan Peter Balkenende dhe Mbreteresha Beatric, per te marre nderimet per arritjen e tyre te madhe ne finalen e Kupes se Botes. - “Ndihesha keq, sepse humba dy raste per gol,” - theksoi Arjen Roben, para medieve, pas kthimit ne Holande. Por Kryeministri i Holandes i beri nje pritje speciale ekipit dhe tha se te gjithe duhet te jene krenare me kete arritje te ekipit. Sipas Kryeministrit, te tjeret duhen te mesojne nga skuadra e Holandes qe konkuroi me dinjitet te madh ne nje kompeticion te veshtire. - “Skuadra e Holandes ishte shume e forte, psikologjikisht dhe fizikisht. Ishte nje skuader qe luajti ne harmoni te plote. Ne pame nje skuader te disiplinuar dhe me nje mision te madh. Holanda luajti me shpirt dhe me besim. Shihni se sa krenare na ka bere arritja e ekipit tone. Prandaj dua te bej komplimente, per te gjithe lojtaret dhe stafin drejtues te ekipit. Ekipi i ka dhene nje impakt akoma me pozitiv vendit tone. Portokallia eshte nje dhe Holanda qendron e bashkuar pas simbolit Portokalli,” - perfundoi Kryeministri i Holandes, gjate pritjes qe kishte rezervuar per ekipin holandez. Edhe Mbreteresha Beatrice ka pritur Kombetaren e Holandes, ndersa nen kampionet e botes bene nje udhetimi neper Amsterdam, ku tifoze te shumte i duartrokisnin dhe i pershendeten, me lule tulipanesh, nje prej simboleve te ketij vendi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›