E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Politika e vonuar për zgjedhjet e ardhshme

Madje, sipas tij, ato mund të digjen edhe një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve lokale, teksa i bën apel KQZ-së që të mos merret me lojëra politike.

"Edhe pas dekretimit të zgjedhjeve, KQZ të mos bëhet target i politikës, le të presë që klasa politike ta zgjidhi problemin. Pra, të veprohet me materialet zgjedhore dhe me kutitë e zgjedhjeve vetëm si produkt i konsesusit dhe jo zbatim formal i këtij ligji. është e fundit pengesë boshatisja e kutive", thotë Kume.

Për ish-kreun e KQZ-së, problem kryesor është përgatitja për zgjedhjet, ndërsa shprehet i shqetësuar se edhe në zgjedhjet e 2011-s pritet të ketë të njëjtat probleme si ato të 2007-s. "Kjo vështirëson akoma më tej punën që duhet bërë, i ngushton akoma më tej mundësitë për rezultate të mira paraprake. Duhet të reflektohet nga politikbërësit, dhe klasa politike, nga institucionet përgjegjëse të cilat kanë detyrimin për të përgatitur dhe zhvilluar zgjedhjet e ardhshme, poër të mos realizuar punët në ekstremet ligjore të lejuara", thotë Kume.

Për sa i përket datës së zgjedhjeve, Kristaq Kume mendon se presidenti i Republikës nuk duhet të kalojë 8 shtatorin për të dekretuar datën e zhvillimit të tyre. “As presidenti nuk ka pse të presë datën e fundit që përcakton ligji për të shpallur datën e zgjedhjeve, as klasa politike të mos presin datën e fundit për tu angazhuar për të përgatitur kuadrin e ardhshëm ligjor”, vijon ai. /S.Ll/Start/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›