E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit më të këqij në botë

Në vendin e parë renditet udhëheqësi Koreano-Verior, Kim Jong, ndjekur nga pesë udhëheqës të tjerë të lartë si, Robert Mugabe, Soue Tan, Omar Hassan al- Bashir Ahmad dhe Gurbanguli Berdimuhamedow.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong mori drejtimin e vendit menjëherë pas vdekjes së babait të tij në korrik të 1994.

Gjithashtu një udhëheqës i dashur për popullin, është edhe Presidenti i Mbrojtjes Kombëtare dhe njëkohësisht sekretari i Partisë së Punëtorëve të Koresë. Sipas revistës Foreign Policy, ai është përgjegjës për izolimin e vendit, duke terrorizuar njerëzit. Ka drejtuar me qindra dhe mijëra koreanë në qelitë e kampeve të përqendrimit, ndërsa nga ana tjetër njihet si një shpërdorues për harxhimin e burimeve të çmuara të vendit për programe lufte dhe atë bërthamore.

Një udhëheqës tjetër i keq është edhe politikani Robert Mugabe nga shteti Zimbabve. Që nga viti 1987 është kryetar shtetit dhe një udhëheqës në një skemë të diskutueshme. Në mënyrë të përsëritur janë bërë ankesa për abuzime ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke e përshkruar si një “vrasës tiran ”. Me logjikën e dhunës ka arrestuar dhe torturuar anëtarët e opozitës. Ekonominë e vendit e ka çuar në një rrugë pa krye, duke rritur për interesat e tij ndërmarrje dhe kompani që mbajnë emrin e tij.

Gjenerali Tan Soue erdhi në krye të diktatorisë së vendit Mianmar më 23 prill 1992. Ai ka lindur më 2 shkurt të 1933. Gradën e gjeneralit e mori në moshën 20 vjeçare, ku më pare kishte punuar si punonjës në shërbimin postar në vend. Më 1992 ka marrë postin e lartë, Kryetar i Këshillit për Paqe dhe Zhvillim. Akuzohet edhe për përmbysjen dhe arrestimin e ish-kryeministrit Mob Niount, veprim që më pas i dha një rritje të konsiderueshme fuqisë së tij.

Akuzohet se ka arrestuar dhe burgosur anëtarë të opozitës, duke refuzuar disa here edhe ndihmat humanitare të ndërkombëtarëve, pas katastrofës të ciklonit shkatërrues të vitit 2008, njëkohësisht akuzohet edhe për ngritjen e ekonomisë se zezë.

Omar Hasan ahmad al-Bashir është gjeneral dhe ish-kryeministër i Sudanit gjatë periudhës 1989-1993, që pas këtij viti e deri më sot është president i vendit. Erdhi në pushtet pas një grushti ushtarak, ku për këtë është akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, si edhe për krime lufte në Darfur
Berdimuhamedow Gurbanguli është një politika nga Turkmenistani. Erdhi në pushtet për të zëvendësuar tiranin Saparmourat Atagievits Niyazov, duke u sjellë përballë popullit më keq se i mëparshmi.

Më pas si udhëheqës më të këqij në botë renditen: Afuorki Isaja, udhëheqësi i shtetit Eritrea, Islam Karimov, udhëheqësi i shtetit Uzbekistan, Mahmud Ahmadineajd, udhëheqësi i Iranit, Meles Yenawi, udhëheqës i shtetit të Etiopisë, Hu Jintao, lideri kinez dhe Muamar al- Gadafi, udhëheqësi i Libisë. /Shpetim Zinxhiria/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›