Kumtesë pë r opinionin shoqë roror
Siç eshte bere tashme e njohur, me 15-17 dhjetor zhvillon punimet konferenca shkencore me teme "Shqipja ne etapen e sotme: politikat e permiresimit dhe te pasurimit te standardit", e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike.
Ne kete tubim, qe mbahet ne nje hotel turistik ne Durres, marrin pjese vetem ata qe jane perzgjedhur nga nje komision i posaçem i kesaj Qendre. Keshtu, per here te pare, mbahet nje konference e mbyllur per specialistet e interesuar.
Ne nje varg shkrimesh e bisedash ne televizion, qe i kane paraprire kesaj konference, po perhapen nje numer te pavertetash rreth gjuhes standarde shqipe.
Duke ia skuqur kesaj biografine, si nje mbeturine e fundit e regjimit komunist, persona dhe rrethe te caktuara, te paçliruar nga mendesite e vjetra, synojne te sheshojne politikisht dhe ideologjikisht rrugen per te ndermarre politikat e tyre "te guximshme" per permiresimin e standardit, ne te vertete per t'i nderruar shkalle-shkalle bazen e sotme dialektore, per te krijuar nje te ashtuquajtur neostandard.
Diskutimet thjesht gjuhesore te zhvilluara ne kete fryme rrahin te perligjin motivet jashtegjuhesore per rishikimin e gjuhes standarde shqipe.
Si studiues e si pedagoge me pervoje shumevjeçare, si levrues e dashamire te gjuhes shqipe, e ndiejme te nevojshme te sqarojme opinionin shoqeror shqiptar per disa çeshtje thelbesore rreth ketij diskutimi, qe kapercen fushen e gjuhesise dhe ka permasat e nje problemi kulturor kombetar.
Se pari, kundershtimet dhe kontestimet ndaj standardit po sundohen nga nje politizim i skajshem qe shkon ndonjehere deri atje, saqe qendrimi ndaj gjuhes standarde te vleresohet si qendrim ndaj demokracise: kush mbron standardin e sotem, eshte kunder demokracise; kush e kritikon dhe kerkon ndryshime, rishikime, rindertime etj., me nje fjale nje standard te ri ose neostandard, eshte me demokracine! Kjo eshte nje reminishence e se kaluares, kur qendrimet ndaj çeshtjesh te ndryshme trajtoheshin si "guri i proves" qe ndante armiqte e partise e te popullit nga ata qe ishin me partine dhe me popullin.
Se dyti, gjuha e sotme standarde trajtohet si nje krijim i dhunshem i arritur nen diktatin e udheheqjes komuniste shqiptare ne Kongresin e Drejtshkrimit ne nentor 1972, rrjedhimisht si nje mbijetese e komunizmit, e papajtueshme me realitetin e sotshem. Kjo eshte katerçiperisht e pavertete.
Askund revolucionet ose kthesat politike nuk kane sherbyer si arsye per te ndermarre permbysje e kthesa gjuhesore. Askund partite politike, edhe ne diktature, nuk kane prodhuar gjuhe letrare ose gjuhe standarde sipas shijes ose deshires se tyre. Gjuhet standarde nuk krijohen me planifikime as socialiste, as kapitaliste. Ato jane produkte kolektive te zhvillimeve kulturore e shoqerore.
Gjuhesia vetem kodifikon me kriteret e saj shkencore ate qe eshte arritur realisht ne praktiken e levrimit e te perdorimit te gjuhes letrare. Ajo ngre ne standard ate qe eshte arritur ne praktike dhe nuk krijon gjuhe standarde ne epruvete sipas ndonje porosie.
Se treti, paraqitet ne nje drite te rrejshme Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe me 20-25 nentor 1972. Nder 87 delegate te ketij Kongresi, vetem njeri ishte personalitet politik, dhe ai per shkak te detyres: ministri i Arsimit, Thoma Deljana, me pas i internuar e i perndjekur.
Te gjithe te tjeret ishin studiues dhe pedagoge te gjuhes shqipe te shkollave te larta, mesues, shkrimtare, gazetare, botues nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Arbereshet e Italise.
Shumica derrmuese e delegateve nga Shqiperia ishin pa parti dhe nje pjese vinin nga ata qe cilesoheshin si "me biografi jo te mire", po keshtu edhe dhjetera pjesemarres te tjere qe mbajten kumtesa a diskutime ose vetem ndoqen punimet; disa prej tyre pesuan me pas burgime e perndjekje te renda.
Kongresi i Drejtshkrimit ishte nje forum shkencor gjuhesor. Pergatitja dhe punimet e tij jane te dokumentuara e te botuara ne dy vellime me 1070 faqe.
Ata qe moren pjese dhe nenshkruan Rezoluten e tij ishin te perbashkuar rreth nje qellimi: te sanksiononin nje gjuhe letrare te njesuar per gjithe hapesiren shqipfolese, duke zgjidhur perfundimisht nje problem kulturor kombetar dhe duke ripohuar njesine kombetare te shqiptareve brenda e jashte kufijve shteterore.
Se katerti, metohet se ne formimin e gjuhes standarde dialektit te Veriut i eshte bere padrejtesi. Sqarojme se konceptet drejtesi - padrejtesi jane te zbatueshme ne fusha te tjera te jetes shoqerore, por jo ne formimin e gjuheve standarde.
"Drejtesia" ne kete rast do te parakuptonte qe te gjitha te folmet e variantet letrare me baza te ndryshme dialektore te merrnin pjese ne gjuhen standarde ne menyre pak a shume te perpjesetuar ose te perziheshin ne menyre artificiale e arbitrare elemente prej dialektesh te ndryshme. Kjo nuk ka ndodhur me asnje gjuhe e nuk mund te ndodhte as ne rastin e gjuhes shqipe
Çdo gjuhe standarde ka nje baze te caktuar dialektore mbi te cilen ndertohet si nje variant mbidialektor, qe perfshin edhe elemente te nevojshme me burime te ndryshme dialektore dhe strehon nen kulmin e vet edhe variantet e meparshme letrare.
Se pesti, flitet shpesh per ndalimin e gegerishtes si nje akt politik nga regjimi komunist. Kjo nuk perputhet me faktet.
Partia komuniste dhe regjimi komunist interesoheshin ne radhe te pare per perhapjen e ideologjise se tyre me çdo mjet te mundshem. Ata nuk shqetesoheshin fort nese krijoheshin vepra letrare a kenge ne kete ose ate te dialekt: mjaftonte qe ato t'i thurnin lavde partise dhe udheheqesit te saj, t'i benin jehone asaj çka thoshte partia.
Prandaj jane te shumta veprat letrare dhe krijimet popullore edhe ne dialektin e Veriut. Nderprerja e botimeve ne gegerishte te ne ndodhi pas Konsultes Gjuhesore qe organizoi ne prill te vitit 1968 Instituti Albanologjik i Prishtines.
Ne kete Konsulte u vendos njezeri qe ne Kosove, ne Maqedoni, ne Malin e Zi e ne vise te tjera me popullsi shqiptare ne Jugosllavi te perdorej gjuha letrare e Shqiperise dhe drejtshkrimi i saj sipas parimit: "Nje komb - nje gjuhe letrare kombetare".
Pas kesaj, edhe ne Shqiperi, pa ndonje vendim administrativ, praktika e meparshme e krijimit dhe botimit te letersise artistike dhe shkencore ne gegerishte u vetenderpre si nje akt solidarizimi vullnetar me vendimin e Konsultes se Prishtines.
Perdorimi i nje forme te njesuar te gjuhes dhe zbatimi sa me i perpikte i normes letrare u ndien si detyrim qytetar i pergjithshem. Ne kushtet kur veprimtaria botuese ishte vetem ne duart e shtetit, kjo u absolutizua dhe iu mohua krijuesve e drejta e natyrshme per te zgjedhur vete formen gjuhesore te shprehjes.
Por prej 20 vjetesh rrethanat politike kane ndryshuar dhe askush sot nuk mund te pengohet administrativisht te shkruaje e te botoje ne formen gjuhesore qe i pelqen. Ndersa shteti ne veprimtarine e vet zbaton nje standard gjuhesor te vetem.
Se gjashti, propagandohet sikur çeshtja e gjuhes letrare deri ne vitin 1944 ishte thuajse e zgjidhur dhe pas ketij viti iu nderrua dhunshem drejtimi rrjedhes se zhvillimit te gjuhes.
E verteta eshte se deri ne vitin 1944 administrata e shtetit shqiptar perdorte ne shkresa te ashtuquajturin "dialekt zyrtar" te mbeshtetur kryesisht ne te folmen e Elbasanit.
Ne te gjitha veprimtarite e tjera, si letersia artistike, shtypi, tekstet dhe veprimtaria shkollore, perdoreshin lirisht te dy dialektet, me nje mbizoterim te toskerishtes letrare, qe mbeshtetej nga gjendja arsimore e kulturore e vendit dhe nga njesimi i saj i brendshem me i madh. Ështe e njohur se rreth rrugeve te zgjidhjes se çeshtjes gjuhesore ka pasur atehere pikepamje te ndryshme dhe mjaft diskutime.
Se shtati, vleresojme se sot detyra kryesore eshte perhapja me e organizuar dhe me sistematike e kultures gjuhesore, theksimi i kerkeses per zbatimin e normes letrare, vendosja e nje disipline me te qendrueshme ne zbatimin e rregullave gjuhesore, mbrojtja e gjuhes shqipe nga shteti, ashtu siç e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.
Mendojme se diskutimet per permiresimin e standardit duhet te dalin si pasoje e natyrshme nga veprimtaria praktike per vepra themelore te standardit, ne radhe te pare per nje fjalor te ri te madh te gjuhes shqipe dhe per nje gramatike te re akademike, qe te pershkruaje me me hollesi dhe te trajtoje ne nivelin e gjuhesise se sotme strukturen gramatikore te gjuhes shqipe.
Keto diskutime duhet te pergatiten me kujdes, jo ne menyre te pershpejtuar dhe si nisma te njeanshme, po me bashkepunim institucional, sidomos te departamenteve te gjuhes ne universitetet dhe ne institutet albanologjike, duke krijuar kushte per nje pjesemarrje te frytshme te studiuesve qe merren drejtperdrejt me probleme te gjuhes se sotme shqipe e te normes letrare.
Me kete rast i bejme thirrje shkolles kombetare qe te vijoje traditen e saj te ndritur ne fushen e mesimit te gjuhes shqipe me gjithe trysnite e disa personave qe shprehin qendrime prapavajtese e te politizuara ndaj shqipes letrare.
U bejme thirrje veçanerisht mesuesve te gjuhes shqipe e te letersise, mesuesve te gjuheve te huaja, qe te kujdesen me shume per nje nivel me te larte te kultures gjuhesore amtare, per te rrenjosur te brezat e rinj dashurine dhe nderimin per gjuhen tone te bukur e te pasur, qe eshte njekohesisht edhe pasaporta jone kulturore.
U bejme thirrje shkrimtareve e letrareve, shtypit te shkruar e te folur, qe te behen me te vetedijshem per rolin e tyre te pazevendesueshem ne pasurimin dhe zhvillimin e gjuhes shqipe, per ndikimin e madh qe ushtron puna e tyre ne kulturen gjuhesore te lexuesve e te degjuesve.
U bejme thirrje te gjitheve qe e çmojne vleren dhe rendesine e nje gjuhe letrare te njesuar per mbare kombin shqiptar, qe te mos lejojne te cenohet e te demtohet kjo vlere e larte kulturore kombetare!
Prof. dr. Shaban Demiraj, prof. dr. Kristo Frasheri, Dritero Agolli, prof. dr. Ali Dhrimo, prof. dr. Emil Lafe, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Remzi Pernaska, prof. dr. Rami Memushaj, dr. Mariana Ymeri, Nikoleta Cikuli, dr. Xhelal Ylli, dr. Shpetim Çuçka, prof. dr. Jorgo Bulo, Teodor Laço, prof. dr. Nasho Jorgaqi, prof. dr. Eshref Ymeri, prof. dr. Ali Xhiku, prof. dr. Luan Omari, prof. dr. Arben Puto, prof. dr. Eduard Sulstarova, prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. dr. Vaso Tole, prof. dr. Mimoza Gjokutaj, prof. dr. Josif Papagjoni, prof. dr. Thoma Dhima, prof. dr. Albert Riska, prof. dr. Nexhip Merkuri, prof. dr. Bardhosh Gaçe, Gaqo Bushaka, prof. dr. Pellumb Xhufi, Kiço Blushi, Nasi Lera, Piro Misha, Diana Çuli, Agim Mero, prof. as. dr. Spiridhulla Poçi, prof. as. dr. Artur Lame, prof. as. dr. Idriz Metani, prof. dr. Dhimiter Bello, Ermira Shtino