Bashkia, pemë dekorative tek "Varri i Bamit"
Bashkia e Tiranes ka vijuar mbjelljen e pemeve brenda blloqeve te banimit edhe ne kete prag fundviti. Kesaj here ishte radha e bllokut te banimit "Qemal Stafa", i njohur ndryshe ne kryeqytet edhe si "Varri i Bamit". Ketu, perveç asfaltimit dhe sistemit te kanalizimeve, bashkia, tashme, ka krijuar edhe dy lulishte me peme dhe shkurre dekorative.
"Edhe ne kete bllok te rindertuar, ne do te vazhdojme mbjellje te reja pemesh dhe druresh dekorative, per t'i bere sa me cilesore mjediset sociale dhe per ta intensifikuar permasen e gjelber", - u shpreh kryebashkiaku Edi Rama. Ky bllok banimi i rehabilituar ndodhet ne lindje te qytetit te Tiranes, ne Njesine bashkiake nr. 3 dhe ka nje siperfaqe te trajtuar, me te gjithe elementet e infrastruktures, prej 6.5 ha.
Ne projektin e rehabilitimit te infrastruktures jane trajtuar kanalizimet e ujerave te zeza, me nje gjatesi 1.900 ml, rrjeti i ujesjellesit, me gjatesi 2.100 ml, si dhe rrjeti i ndriçimit rrugor brenda bllokut. Ne kete bllok eshte parashikuar shtimi i siperfaqeve te gjelbra me 300 cope shkurre dekorative dhe peme, te cilat jane kultivuar ne serat e Ndermarrjes se Gjelberimit, ne Bashkine e Tiranes.
Kjo nderhyrje, sipas kryebashkiakut, do te beje te mundur gjelberimin e siperfaqeve perpara pallateve, duke i kthyer ne lulishte e sheshe pushimi per te gjithe banoret e zones. Bashkia e Tiranes u kerkon qytetareve mirekuptim per t'i mirembajtur keto lulishte, me qellim administrimin e perbashket te qytetit dhe rritjen e cilesise se jetes ne komunitet.