E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati i Bregut sherr me qytetarin

Naim Sela nga fshati Preze i Tiranes akuzon kunatin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu se e ka rrahur dhe dhunuar mbremjen e se martes ne autostrade per shkak se ka deshmuar kundra tij ne nje proces gjyqesor per kthim prone.

Sela thote se policet qe e shoqeronin ate e kane goditur duke i shkaktuar demtime te renda.

Nje person me mori ne telefon dhe me tha qe jam ne filan vend te Tiranes. Shkoj atje dhe gjej Hektor Ajazin te shoqeruar nga disa badigarde te armatosur. Me sulmuan dhe me rrahen. Kemi nje gjyq per pronat. Hektor Ajazi ka mashtruar nje bashkefshatar dhe une kam dale ne mbrojtje te tij ne gjyq ka treguar Sela.

Deputeti i Partise Socialiste Artan Gaci ka reaguar me nje deklarate duke u shprehur se policia ende nuk ka marre denoncimin e shtetasit Naim Sela edhe pse u be shume ore qe ngjarja ka kaluar. Ai akuzon se shteti e mbron Hektor Ajazin.

Qytetari Naim Sela eshte dhunuar nga kunati i ministres dhe badigardet e tij qe sipas te demtuarit jane anetare te reparteve speciale. Eumlshte bere denoncimi ne organet e policise te cilat nuk kane ndermarre asnje veprim dhe jane munduar ta kalojne ne heshtje ka deklaruar Gaci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›