E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër Hakiut

08/03/10 02:02

Ndërmjet banorëve hapet një debat më së shumti për xhestin e Hakiut që pa diskutuar me ta e shkroi atë që mendonte dhe shprehen se kjo nuk është e drejtë sepse ata mund të duan që të gjithë të shkruajmë ctë duan, duke ia humbur vlerën bashkëpunimit mes tyre. Disa mendojnë që të shkruajnë në një tjetër carcaf. Olta shprehet se atyre, në dditën kushtuar grave, iu mohua e drejta që ta shkruanin vetë sloganin e jo më të drejta të tjer. Bashkë me Domenikën, mendojnë që secila prej tyre të shkruajë individualisht atë që dëshiron nëpër bluzat që do veshin. Domenika me Valonin japin ide që edhe të krijojnë nëpër bluza apo edhe me trup forma të ndryshme për të shprehur mbështetjen ndaj grave për të drejtat e tyre. Vajzat janë të mërzitura që mendimet e tyre nuk u dëgjuan dhe për më tepër nga xhest i Hakiut. Olta shprehet se ai e bëri me qëllim për ti kundërshtuar ata dhe se kjo gjë tregon shumë për të. Edhe Seldi e mbështet mendimin e saj, ndërsa të tjerët nuk shprehen hapur mbi këtë situatë. Hakiu afrohet pranë tyre dhe Olta i thotë se nuk i pëlqeu xhesti i tij sepse deri në atë moment po bashkëpunonin e po merrnin mendime e iu duk e tepërt që ai vetëvendosi. Haliu justifikohet se iu duk sikur diskutimi po zgjaste shumë dhe ndaj e bëri atë gjest, për të përmbyllur veprën që kishin nisur e për ta shkruar saktë nga ana gramatikore. Olta i thotë se nuk po kapet me gjestin, ndërsa Hakiu insiston se po ndodh kështu dhe ata po shfrytëzojnë cdo gjë vec për tu kapur. Pse po viktimizoheni?- shprehet ai duke u thënë se ato shprehen se u hodhën poshtë të drejtat e tyre, por Olta ia kthen se nuk po viktimizohen por nuk janë dakord se si reagoi ai, por me spjegimin që ai i dha, tani e kuptuan. Domenika vazhdon të thojë se nuk i pëlqeu veprimi i tij e së bashku me Adën shprehen se duhet të ishte fryma e bashkëpunimit ajo që duhet të mbizotëronte. Seldi shprehet se i gjithë debati po bëhet për gjestin, por Hakiu shprehet se është dicka e mirë që të paktën vajzat po protestojnë për të drejtën e tyre. Ai shton gjithashtu se po i pëlqen që ata cdo gjë, madje edhe një gjest të vogël, po e kthejnë në favor të tyre. Domenika i thotë se ai duhet të kërkojë falje e jo ta zgjasë më tej debatin, ndërsa Hakiu insiston tek mendimi i fundit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›