Shpërndarja nis vetëm pas pak ditësh
07/03/2010 Barnat e rimbursimit 2010
Pacientët do të vijojnë t’i marrin edhe për pak ditë barnat e rimbursimit, sipas dozave të përcaktuara në listën e vitit të shkuar. Kjo, pasi lista e re, ndonëse e miratuar tashmë, do edhe pak ditë që të hyjë në fuqi. Farmacistët shprehen se gjatë këtyre ditëve shumë prej përfituesve të barnave të rimbursimit, për shkak të mungesës së informacionit kanë kërkuar marrjen e barnave të reja të parashikuara në listën e 2010-ës. Por ka qenë e pamundur të bëhet, pasi këto barna do të shpërndahen vetëm pas pak ditësh, kohë në të cilën do të jetë zyrtarizuar edhe ndarja sipas dozave të përcaktuara në listën e re. Për këtë vit, lista është pasuruar me 17 barna të reja, të cilat do të shkojnë për trajtimin e një sërë sëmundjesh, si ato me natyrë kronike, insuficiencës renale kronike, diabetit, sëmundjeve pulmonare (të mushkërive) apo dhe të kancerit. Nga këto barna do të trajtohen kryesisht kategoritë, si: fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët. Gjithashtu, në listën e re janë bërë edhe një sërë kombinimesh të dozave ekzistuese, të cilat do të përdoren në shërbimet pneumologji, gjinekologji, problemeve respiratore, duke siguruar një trajtim më cilësor kundrejt pacientëve, që do t’i përfitojnë në masa të ndryshme rimbursimi nga 50/100 për qind të vlerës së medikamentit.