Bllokohen operacionet në urgjencën e kardiologjisë
07/03/2010 Del jashtë funksionimit aparatura e sterilizimit të materialeve që përdoren për zhvillimin e ndërhyrjeve
Bllokohen operacionet e zemrës. Prej disa ditësh pranë Urgjencës së Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nuk po kryhen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara për pacientët që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës. Shkak për këtë është bërë prishja e pajisjes kryesore autoklavës që shërben për sterilizimin e materialeve mjekësore që përdoren në realizimin e operacioneve. Lidhur me këtë situatë, pranohet se autoklava e sterilizimit të pavijonit të kardiokirurgjisë ka pësuar një defekt për shkak të djegies së rezistencës, e për rrjedhojë operacionet do të zhvillohen pas sjelljes së pajisjes që do të vërë sërish në gjendje pune aparaturën e domosdoshme për këtë repart. Burimet zyrtare të këtij institucioni, bëjnë të ditur se sigurimi i pajisjes së re do të mundësohet brenda pak ditëve. “Drejtoria e spitalit është njoftuar ditën e enjte paradite për defektin dhe një ditë më pas ka firmosur për blerjen e pajisjes me anë të prokurimit të drejtpërdrejtë. Procedurat për rregullimin e aparaturës pritet të përfundojnë brenda dy ditëve”, pohohet nga QSUT-ja. Ndërkohë që për të shmangur situatat problematike dhe rastet e urgjencës së paraqitur është operuar me sterilizimin e pajisjeve pranë Spitalit Francez, i cili ndodhet më afër repartit të Kardiologjisë. Kjo procedurë do të vijojë të zhvillohet derisa të rregullohet pajisja përkatëse. Fatkeqësisht, gjatë kohëve të fundit, problemet me aparaturat dhe rregullimet e tyre pranë shërbimeve të ndryshme në këtë qendër spitalore janë shtuar. Kjo, pasi jo vetëm që aparaturat janë në mungesë, por dhe ato që ekzistojnë janë të amortizuara për shkak të mbipërdorimit të tyre për vite të tëra me radhë. Është folur shumë për zhvillimin e investimeve në strukturat spitalore, veçanërisht në përmirësimin e aparaturave dhe materialeve mjekësore, por pavarësisht këtyre premtimeve, situata mbetet e njëjtë për pacientët. Këta të fundit duhet të sorollaten me ditë të tëra sa nga një shërbim në tjetrin deri në sigurimin e trajtimit, i cili vështirësohet së tepërmi. Ndonëse është premtuar ulja e numrit të pacientëve që i drejtohen QSUT-së për shërbimin shëndetësor nëpërmjet zbatimit të sistemit të referimit, sërish fluksi i pacientëve që kërkojnë shërbim mbetet i lartë. Për të shmangur këto situata kaotike, pak ditë më parë është nxjerrë edhe një urdhër i ri për urgjencat, nëpërmjet të cilit synohet kontrollimi i vizitave që kryhen në këto shërbime.
Fluksi
Gjatë kohëve të fundit, shërbimi i urgjencës së Kardiologjisë është mbipopulluar nga fluksi i lartë i pacientëve që kërkojnë shërbim, sa bëhet e pamundur gjetja e vendeve të shtrimit. Kjo situatë shkaktohet edhe prej ardhjes së pacientëve të shumtë për trajtim nga rrethet, duke e mbingarkuar kështu kapacitetin pritës të këtij shërbimi. Përkundrejt këtij fluksi shfaqen probleme dhe në ofrimin e shërbimit, pasi infrastruktura në pajisje mjekësore është e dobët për të përballuar kërkesat.
Infeksionet
Një tjetër problem me të cilin përballen pacientët janë edhe infeksionet spitalore. Këto infeksione shkaktohen prej mungesës së higjienës në pavijone dhe ngarkesës së lartë të mikrobeve që gjenden në sallat e operacionit. Në këtë mënyrë, pacientët bëhen bartës të një tjetër infeksioni përveç sëmundjes për të cilën janë kuruar. Monitorimet tregojnë se një në tre pacientë preket prej këtyre infeksioneve (ose 38 për qind e atyre që kurohen në QSUT).