E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder Maqedonise test real per Kuzhene dhe te rinjte

Shqiperia do te perballet te merkuren me Maqedonine ora 1800 nje skuader qe mberriti ne Korce me tete mungesa titullaresh ashtu si kuqezinjte do te vuajne pese te tilla Arjan Beqaj Debatik Curri Gilman Lika Ervin Skela dhe se fundi Lorik Cana. Kuqezinjte renditen pese vende me mire ne FIFA se maqedonasit Shqiperia renditet ne vendin e 65-te ndersa Maqedonia pozicionohet ne te vendin e 70-te. Ne renditjen e UEFA-s Shqiperia ndodhet e 35-ta ndersa Maqedonia e 37-ta.

Kjo ndeshje e para historike qe zhvillohet ne Korce do te jete ne fakt edhe nje test per trajnerin e Shqiperise kroatin Josip Kuzhe i cili mungoi ne dy ndeshjet e fundit zyrtare Bosnje Bjellorusi per shkak te shtrimit ne spital nga hemorragjia cerebrale. Ne seancat stervitore te zhvilluara nga Kombetarja ne Pogradec Kuzheja ka qene ai njejti para se te semurej por drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit ende nuk jane te vendosur nese ai do te drejtoje nga bankina apo tribuna ne kete rast ne bankine do te ulej ndihmesi i tij boshnjaku Xhemal Mustedanagic.

Trajneri i Kombetares Josip Kuzhe deklaroi se ai ende nuk e ka percaktuar formacionin qe do te nise ndeshjen nga minuta e pare. Ende nuk e kam percaktuar formacionin qe ta nise nga minuta e pare pasi vetem sot e kam te gjithe ekipin ne dispozicion. Te rinjte qe jane grumbulluar do te perpiqem ti pershtat sa me mire me lojtaret qe kane kohe ne ekip - tha ai per mediat e pranishme ne qytetin e Pogradecit. Gjithsesi nga ajo qe eshte pare ne stervitje duke marre ne konsiderate dhe mungesat trajneri Kuzhe duhet te improvizoje nje formacion startues paksa ndryshe.

Ne porte pritet te luaje Samir Ujkani i Novares kryesuese te Serise B me alternative ne pjesen e dyte Orges Shehin e Skenderbeut perballe publikut korcar. Mbrojtja me mungesat e Lorik Canes dhe Debatik Currit do te kompozohet ne qender nga Admir Teli dhe Armend Dallku keshtu luajti dhe ne humbjen me Bjellorusine ndersa nga krahet priten te luajne Ansi Agolli ne te majte dhe Kristi Vangjeli ne te djathte.

Ne mesfushe Klodian Duro pritet te jete kapiteni i skaudres si lojtari me me shume pervoje do te kete partner Ervin Bulkun ndersa nga krahet jane Gjergji Muzaka dhe Jahmir Hyka. Sulmi me mungesen e Erjon Bogdanit titullar i pare do te jete Hamdi Salihi njeriu qe ka shenuar golat e fitores ne tri miqesoret e fundit Malin e Zi Andorres dhe Uzbekistanit i ndihmuar edhe nga Bakaj. Pjesa e dyte do te kete hapesire per pjesen tjeter te lojtareve perfshire veteranin Altin Lala 70 ndeshje me Kombetaren por dhe te sulmuesit e rinj Ahmed Januzi dhe Ledian Memushaj.

Jonuz Ne Korce gjetem nje pritje te shkelqyer

Trajneri i Maqedonise Mirsad Jonuz u shpreh i kenaqur ate qe ai ka gjetur gjate grumbullimi te kombetares se tij ne Korce. Ne kemi gjetur pritjen e shkelqyer terren i shkelqyer per trajnim. Ne kemi disa lojtare te rinj dhe kjo ishte nje mundesi per ata te njohin njeri-tjetrin me mire dhe te shohim cilesite e tyre. Vemendje e vecante i eshte perkushtuar vendosjes taktike. Mendoj se kjo eshte nje sfide e vertete per ne qe te tregojme loje te mire dhe efektive. Shpresoj qe te rinjte te shenojne gola por nuk do te ishte keq dhe nje rezultat pozitiv. Shqipwria wshtw njw ekip i fortw - tha Mirsad Jonuz per faqen zyrtare te Federates Maqedonase te Futbollit. Trajneri i Maqedonise Mirsad Jonuz dikur ka drejtuar Shpresat e Maqedonise dhe ka luajtur kunder homologes se vendit tone mungesa e lojtareve titullare nuk mund te konsiderohet si nje alibi ne rast te humbjes ndaj kuqezinjve shqiptare. Ne ndeshjen e fundit zyrtare per Euro 2012-n Maqedonia humbi 1-0 me Rusine nderkohe qe me pare kishte fituar 2-0 me Andorren. Ne ndeshjen e saj te fundit miqesore 11 gusht ajo barazoi 1-1 ne Malte.

Pese miqesoret e fituara me Kuzhene
Shqiperia nen drejtimin e Josip Kuzhese ka zhvilluar deri tani shtate miqesore ku deri tani ka koleksionuar 5 fitore me Qipron 6-1 Irlanden e Veriut 1-0 Malin e Zi 1-0 ne Podgorice Andorren 1-0 dhe Uzbekistanin 1-0 ne Durres. Kombetarja ka arritur dhe 2 barazime me Gjeorgjine 1-1 ne Tirane dhe Estonine 0-0 ne Talin.

Miqesoret me Kuzhene

Shqiperi-Gjeorgji 1-1
Shqiperi-Qipro 6-1
Estoni-Shqiperi 0-0
Shqiperi-Irlande e Veriut 1-0
Mali i Zi-Shqiperi 0-1
Shqiperi-Andorre 1-0
Shqiperi-Uzbekistan 1-0
Bilanci 5 fitore 2 barazime

Humbja e fundit ne miqesore
Shqiperia duket se ka fituar mentalitet fituesi ne miqesore. Ajo nuk humbet qysh kur ajo deshtoi me Polonine 1-0 ne Reutlingen te Gjermanise nen drejtimin e holandezit Ari Han me 27 maj 2008.

Miqesorja e fundit me Maqedonine
Miqesorja e fundit midis Shqiperise dhe Maqedonise eshte zhvilluar ne shkurt te vitit 2007 kur Shqiperia humbi 1-0 ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric.

Fitorja e fundit e Kombetares
Kombetarja shqiptare nen drejtimin e Kuzhese ka zhvilluar shtate ndeshje duke pasur nje bilanc teresisht pozitiv 5 fitore 2 barazime. Fitorja e fundit eshte ajo me Uzbekistanin 1-0.

Cmime te lira te biletave
Biletat kane nje cmim te kripur per kedo qe do ta shikoje ne tribunen qendrore te rikonstruktuar te stadiumit te Korces 5000 leke. Ne ate karshi 500 leke dhe ne ato anesore 200 leke.

STATISTIKA
Gjashte perballjet me Maqedonine

Ndeshja e sotme me Maqedonine eshte e shtate kunder fqinjit tone lindor me te cilen ne ndeshjen e fundit kemi humbur 1-0 ne Shkoder shkurt 2007. Ndaj maqedonasve kemi ne fakt nje bilanc negativ ne gjashte takimet e meparshme 4 humbje ne 6 perballje 1 fitore dhe 1 barazim. Ballafaqimi i pare kunder Maqedonise nisi me nje humbje 5-1 nje ndeshje e luajtur ne Tetove me 14 maj 1994 e ku golin e vetem per Shqiperine e realizoi Altin Rraklli. Shqiperia u hakmor ne vitin ndeshjen e dyte ndaj Maqedonise duke fituar 2-0 ne takimin e 10 shkurtit te vitit 1999 ne Qemal Stafa fale golave te realizuar nga Rudi Vata dhe Erjon Bogdani. Ndeshja e trete daton me 26 prill te vitit 2000 nje miqesore e luajtur ne Prilep dhe e fituar 1-0 nga maqedonasit. Seriali i perballjeve vazhdon me nje barazim ne fushe neutrale ne Manama e mbyllur ne barazim pa gola. Me pas e pesta eshte serish nje humbje e hidhur 3-1 po ne Prilep 20 gusht te vitit 2003 ku eshte Ervin Skela autori i golit te nderit per Kombetaren e udhehequr nga Hans-Peter Brigeli. Miqesorja e gjashte dhe e fundit midis Shqiperise dhe Maqedonise eshte ajo e zhvilluar ne shkurt te vitit 2007 kur Shqiperia humbi 1-0 ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric.

Miqesoret me Maqedonine

14.05.1994 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 5-1
Shenues Altin Rraklli

10.02.1999 Tirane
Shqiperi-Maqedoni 2-0
Shenues Rudi Vata Erjon Bogdani

26.04.2000 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 1-0

05.01.2002 Manama
Maqedoni-Shqiperi 0-0

20.08.2003 Prilep
Maqedoni-Shqiperi 3-1
Shenues Ervin Skela

07.02.2007 Shkoder
Shqiperi-Maqedoni 0-1

Bilanci 6 ndeshje 1 fitore 1 barazim 4 humbje

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 16 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›