E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires do transferohet tek Aston Villa

Robert Pires ish-lojtar i kombetares franceze do te nenshkruaje ditet e ardhshme nje kontrate me klubin e Premier League Aston Villa.

Pires i cili ka luajtur me pare ne kampionatin anglez me Arsenal dhe ka fituar dy tituj kampion me londinezet ne 6 vjet do te luaje per ekipin e drejtuar nga francezi Gerard Houllier.

Lajmin e beri te ditur zevedestrajneri i Aston Villa Gary McAllister.

Skocezi shtoi ne faqen e internetit te klubit anglez se Pires eshte nje lojtar i shkelqyer dhe se me siguri do te jete ne gjendje shume te mire kur te filloje stervitjen.

Mesfushori 37-vjecar ka bere stervitje me Arsenalin gjate kesaj kohe pasi sezonin e kaluar i perfundoi kontrata me ish-klubin e tij Villarreal dhe nuk gjeti ekip tjeter ku te luante.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›