Kunder Venecias kunder fatit
Ndersa rete e konfliktit te ri politik po mblidhen mbi qiellin e Shqiperise asnje prej institucioneve perfaqesuese te shtetit shqiptar - as Presidenti as Kryeministri as Kuvendi as Gjykata Kushtetuese - nuk ka marre mundimin ti drejtohet Komisionit te Venecias ne lidhje me vlefshmerine apo pavlefshmerine e votave te hedhura ne kutite e gabuara ne zgjedhjet per bashkine e Tiranes.
Madje ka te dhena se kryeministri Sali Berisha jo qe nuk ka marre vete nje nisme te tille por ka refuzuar me menyren e tij gjoja si indipendentist propozimin qe ekspertet e Komisionit te Venecias te vine ne Tirane.
Deri ne kete moment vota e gabuara te kerkuara dhe te llogaritura nga KQZ pas pilafit dhe jashte sistemit te derisotem te numerimit kane permbysur fitoren e shefit te opozites Edi Rama dhe njeheresh kane cunguar ndjeshem harten e triumfit te opozites ne shkalle vendi. Keto jane vota qe synojne te shkurorezojne nje arritje shume te veshtire te opozites dhe te rrezojne lidershipin e saj sipas parimit te xhungles kush humbet nje gje humbet gjithcka qe eshte parimi themelor i kompeticionit politik ne regjimet me fasade demokratike si ky i Shqiperise.
Ja perse te ashtuquajturat vota te hedhura aksidentalisht ne kutite e gabuara nuk jane vota te zakonshme. Ato peshojne mbi historine politike te periudhes qe jetojme dhe mund ti japin drejtim asaj. Ata do te ishin vota te arta po te ishin te pastra dhe te verteta. Nderkohe duam-sduam ato jane nje mine me sahat per gjithe ekuilibrat politike ne vend dhe per te ardhmen e zgjedhjeve ne Shqiperi sa kohe qe jane qemtuar neper kuti ku ka me shume flete votimi se votues dhe ku jane konstatuar fakte skandaloze te futjes se duarve.
Certifikimi i procesit qe i valorizon ose jo keto vota eshte nje akt drejtesie e paqtimi qe nuk mund ta bejne institucionet e afishuara si zgjatime te qeverise Berisha. Duhet nje institucion autoritar dhe i besueshem siper paleve. Prandaj miqte e Shqiperise kane sugjeruar Komisionin e Venecias. Kushdo e kupton dhe e beson se ne rrethanat e krijuara opinioni i ketij Komisioni do te ishte formula magjike e daljes nga kolapsi.
A duhet me shume A nuk jemi me fat qe ka Venecia A nuk jemi te nderuar qe na thone shkoni ne Venecia A nuk jemi te respektuar qe na thone ejani ne Venecia
Shume andralla rebuse drama dhe fatkeqesi shkakton here pas here sistemi vendas i ligjvenies dhe ligjzbatimit ku arsyeja e forces kerkon te mbaje nen thunder forcen e arsyes. Por nuk jemi te humbur e te braktisur sepse kemi nje far qe shndrit edhe per ne kemi nje instance te larte te demokracise dhe se drejtes se ciles mund ti drejtohemi.
shte Komisioni i Venecias autoriteti i te cilit na ka perfshire na detyron dhe i detyrohemi qekurse jemi bere solemnisht anetare te Keshillit te Europes.
Venecia fati yne na ka thirrur keto dite me shume e me fort se asnjehere tjeter mu sikur kasandrat e Europes po shohim shkretim dhe zi ne horizontin e Shqiperise se vogel.
Pse nuk pergjigjemi Pse nuk i kerkojme pse nuk i pranojme ekspertet e Europes Pse po e djegim kete shans qe do te evitonte cdo lloj djegieje tjeter ne Shqiperi
Si ne nje mallkim a kush e di per cfare arsyeje tjeter ata qe kane tagrin e popullit shqiptar per tju drejtuar komisionit te Venecias nuk po e perdorin kete mundesi. Te gjithe kane lidhur duart bejne sikur nuk shohin e nuk degjojne. Edhe pse eshte nje Barroso shefi i BE-se ai qe po keshillon me ngulm Venecian.
Ndoshta mendojne se nuk do te ndodhe asgje se Edi Rama do te turfulloje sa do te turfulloje pastaj do te dorezohet. Harrojne se nuk eshte ne loje vetem karrigia dhe karriera e Edi Rames por zgjedhjet dhe demokracia ne vend. Harrojne se nuk jane ngjarjet ne vetvete nuk jane protestat apo nenshtrimi i opozites por standardet e demokracise ato qe percaktojne qendrimin e Perendimit ndaj Shqiperise. Nga ky kendveshtrim opinion i komisionit te Venecias duhet kerkuar pa u menduar dy here sapo e sugjeron Uashingtoni dhe Brukseli. Edhe po te mos kete fare situate shperthyese ne Shqiperi.
Ne situaten aktuale qe po tensionohet ore pas ore shtetaret e Shqiperise Bamir Topi dhe Sali Berisha ne radhe te pare po djegin mundesine e arte te mbylljes se paqme te kapitullit te zgjedhjeve lokale dhe hapjes se nje kapitulli te ri politik qe nuk mund te mos shenohet nga opinioni i ftohte profesional i paanshem dhe i besueshem i komisionit te Venecias. Marrja e ketij opinioni nuk e zvogelon por e nderon dhe e larteson drejtesine shqiptare. Komisioni i Venecias ka asistuar e orientuar vendimmarrje te rendesishme ne vende me tradita te vjetra e te shquara ne fushen e drejtesise. Po te mos kishte kete rol dhe po te mos vepronte si nje supervisor nderkontinental per ceshtjen e te drejtave Komisioni nuk do te kishte arsye te ekzistonte.
Ja pra madheshtia vetem e ndricon ate qe rritet perbri saj dhe ne kete kuptim Kryeministri apo Presidenti nuk duhet te shqetesohen aspak se mos cenohet dinjiteti i gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor po te pyetet Venecia. Vetem injorantet fyhen nga dija me e larte. Une kam bindjen se opinion i Venecias do te ishte nje ndihme e madhe edhe per keta gjyqtare qe padyshim jetojne dhe punojne ne stresin e barres qe u ka rene mbi supe.
Kryeministri Berisha e perdor si justifikim dhe alibi dinjitetin e gjyqtareve. Ai nuk i drejtohet Venecias sepse eshte arkitekti i operacionit Ristani. Ai ka frike per te mos thene se e dine mire se patriarket e Ligjit atje do tia kthejne mbrapsht ate qe ka gatuar me juristet e tij te bindur. Po te mos kishte kete frike pra po te ishte i bindur se ajo qe ka bere eshte e standardit europian Berisha do te nisej me kembe drejt Venecias. Midis nje mandati te vulosur nga Ristani dhe Ndreca vule qe do te duket gjithnje me shume si njolle se sa si vule dhe nje mandati te vulosur nga komisioni i Venecias Berisha do te parapelqente me gjithe zemer te dytin. Por komisioni i Venecias eshte i pavarur. Berisha ka nje bilanc krejtesisht negativ me pavaresine e te tjereve.
Prandaj nuk e do gjykimin e juristeve te pavarur. Ndihet komos me zyrtaret dhe juristet e tij sejmene. Keta i japin siguri interesave dhe lojes se tij te castit. Edhe pse e di se duke refuzuar komisionin e Venecias pohon grabitjen e mandatit te Tiranes. Edhe pse mund a dije se ky refuzim do te kete nje kosto tjeter te larte per te si nje politikan qe tashme vizitohet ne Tirane nga te huajt si aktor i krizes ne vendin e tij por nuk konsiderohet me ne permasa te tjera ne aulat politike te SHBA-ve dhe Europes. Po Presidenti i Republikes zoti Topi Pse nuk i drejtohet ai Komisionit te Venecias Atij do ti shkonte edhe me shume sepse nuk eshte pale ne konflikt dhe perfaqeson unitetin e popullit. Sot per sot per mua eshte nje enigme qe zoti Topi nuk e perdor kete prerogative te paqes per vendin e tij. Nje enigme qe Ai do ta sqaroje ndoshta per publikun.
Ne parim shtetaret shqiptare nuk kane te drejte te mos e kerkojne e ca me pak te mos e lejojne opinionin e Komisionit te Venecias. Jam i bindur se shumica derrmuese e qytetareve do ta benin vete kete gje po tu njihej kjo e drejte. Duke refuzuar Venecian shtetaret e Shqiperise djegin nje shans te paqes e mbyllin me shume vendin e tyre dhe e largojne me shume endrren europiane te qytetareve shqiptare. Dhe me e keqja duke refuzuar pleqesine supreme te Venecias ne diten e ngaterreses se saj te madhe Shqiperia shkon kunder fatit te saj.