A mund ta shpetoje Kolegji Zgjedhor Saliun
Te gjithe e ndiejne dhe e shohin perdite se gjendja ne Shqiperi sot eshte shume e rende. Kudo ku nuk funksionon sistemi demokratik gjendja eshte e rende. Diktaturat ose autoritarizmat qe krijojne tiranite historikisht kane qene dhe jane gjendje tensioni ne cdo shtet te koheve moderne. Sot popujt kane filluar qe te mos e pranojne tiranine edhe jashte Europes shembullin me konkret per kete e dha Bota Arabe ne kete pranvere. Kryengritjet e saj treguan se koha kerkon liri individuale dhe vota e lire eshte i vetmja zgjidhje per lirine individual.
Por fatkeqesi per shqiptaret qe edhe ata po gjenden ende ne kete vorbull arabe ku arabet po kerkojne te votojne te lire. Ka dy vjet qe populli opozitar shqiptar po perplaset me uzurpatoret e votes se lire te shqiptareve dhe muaji maj e solli qe kjo perplasje te jete vendimtare e ashper e nxehte derisa te fitohet pa medyshje liria qe vjen nga vota e lire.
Le ta analizojme kete gjendje te re qe ka ardhur ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 8 majit.
Ishte e ditur per kedo qe Sali Berisha nuk mund te jetonte dot asnje ore me vote te lire ne Shqiperi. Ai eshte nje person qe jo vetem qe nuk pranohet nga me se 70 per qind te shqiptareve por edhe urrehet prej tyre. Por gjendja keqesohet sepse ai duke pasur pushtetin ka bere cmos qe te vijoje te sundoje duke manipuluar zgjedhjet. Dhe koha e tregoi qe ai i manipuloi hapur ne Tirane edhe zgjedhjet e 8 majit. Dhe e dini pse
Shume e thjeshte ai duhej te jepte doreheqjen se humbi tre te katertat e Shqiperise. Shqiptaret si nje trup i vetem dolen masivisht ne votime dhe ia shkallmuan atij nje makineri gjigante manipulimi. Forca me e madhe e kesaj makinerie u perdor ne Tirane. Grupi i tij nje bande hajdutesh ka shpenzuar ne Tirane mbi 50 milione uro. Vetem familja e tij grabitqare ka shpenzuar mbi 15 milione Euro. Ata bene gjithcka sollen e nga nuk sollen njerez qe te votonin ne Tirane mbi 25 mije persona pasi per dy vjet rresht i kishin regjistruar si banues te Tiranes.
Blene vota me 250 Euro voten. Kercenuan te gjithe administraten shteterore mesuesit mjeket dhe infermieret. Te gjithe te punesuarit ne shtet u gjenden te kercenuar per voten i prodhuan vete fletet e votimit me nje kompani private shqiptare. Kompania shqiptare quhet Media Print. Kjo kompani realisht drejtohet nga Partia Demokratike dhe qe nga viti 2000 shtyp posterat e PD-se sponsorizon PD nga tenderet qe i jep administrata shqiptare te gjitha ne mbikeqyrjen e nje injoranti qesharak si Flamur Noka.
Saliu i ndergjegjshem per urrejtjen e shqiptareve kundrejt tij kercenoi bleu falsifikoi me kartat e identitetit qe i prodhon vete i beri presion te gjithe botes mediatike shqiptare hodhi flete neper kuti me ndihmen e Media Prin-it dhe serish nuk ia doli. Shqiptaret ia shkallmuan te gjithe ate makineri gjigante manipulimi dhe njeheresh e detyruan qe kutia e fundit nga ku dilte fituesi per Tiranen te numerohej boterisht ne syrin e te gjithe shqiptareve.
Saliu si kapacitet medioker qe eshte ne cdo gje pat menduar se i kishte marre masat. Ai me presione dhe bllokime te minibashkise nr. 5 ne Kryeqytet e solli gjendjen qe kandidati i tij Basha duke qene para Rames kutia e fundit te paraqitej si gara e fituesit. Ne fund Basha humbi me dhjete vota ndonese ndoca medioker e torollake qe kishte Saliu ne sallen e numerimit u ngriten e brohoriten per fitoren e Bashes dhe mobilizuan te gjitha hordhite barbare ne Tirane per te kremtuar nje fitore te paqene.
Pas nje ore lajmi u dha se Rama kishte fituar me dhjete vota. Nje humnere i doli perpara Saliut ai duhej te jepte doreheqjen se kishte humbur te gjithe Shqiperine qytetare te gjitha akset Aksin - Tirane Durres Elbasan Korce gjithsej rreth dy milione shqiptare. Aksin Lushnje Fier Vlore Sarande Gjirokaster Tepelene Berat - gjithsej rreth teteqind mije shqiptare. Pastaj mori tre qytete veriore Has Burrel Lac dhe Fushe-Kruje dhe kater ose pese komuna te medha te zonave veriore duke perfshire edhe Shengjinin e Velipojen.
Opozita i mori te gjithe bregdetin shenje kjo qe askush ne kete vije bregdetare nuk mund ta pranonte babezine grabitese qe kishte bere familja dhe klani Berisha ne bregdetin shqiptar. Urrejtjen per vjedhjen njerezit e bregdetit shqiptar e goditen me vote. Kavaja ishte njera nga keto ndonese Saliu e mbante si bastionin e tij madje deri duke u tallur me kavajasit qe kishin votuar qorrazi per te. Domethene Saliu ka humbur thelle dhe nuk mund te qendroja asnje dite ne pushtet. Opozita me kete fitore drastike i provoi se ai i ka manipuluar zgjedhjet e qershorit te vitit 2009.
Por Saliu ne fakt nuk kishte sesi te vepronte me arsyen politike dhe shoqerore te gjerave. Ai kishte humbur ne syte e shqiptareve ishte nje hic por i tille ishte edhe perpara kukullave qe ka ne Partine Demokratike sepse ata e kuptojne se nuk mund te fitojne me ne Shqiperi vecse me rruge kriminale. Por edhe kjo lloj rruge i ishte zhvleftesuar. Saliu ishte nen presion dyfish edhe brenda vetes edhe nga opinioni publik.
Per kete beri nje parainfarkt por teksa u ngrit nga kjo gjendje pas disa ditesh ne shtrat beri hapin me aventuresk me te rrezikshem per te dhe me te pamoralshem ne aspektin historik urdheroi qe pasi te prodhoheshin flete te tjera votimi nga kompania Media Print te hidheshin ato neper kutite qe nuk kishin lidhje me kandidatet per kryetar bashkie ne Tirane por me kryetaret per minibashkite e Tiranes dhe pastaj ti numeronte ato me ane te segmentit politik te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Urdheroi kater anetaret e tij partiake te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te hapnin kutite dhe ata i hapen e numeruan vota qe kurre nuk dihet se si jane gjendur ne kutite e ashtuquajtura te gabuara por qe me ne fund u numeruan. Dhe nje KQZ gjysmake vetem seksioni politik i Partise Demokratike domethene i Saliut shpalli fitues Lulezim Bashen. Dhe ky me nje paraqitje qesharake e te shtire duke kercyer nga belaja doli e tha se kishte fituar dhe se me kete rast na paskesh qene respektuar vullneti shqiptareve per tu numeruar cdo vote.
Ne fakt kjo ishte ndermarrja e fundit per te shpetuar edhe veten edhe Saliun sepse pas kesaj humbje Saliun nuk mund ta pranonte me as partia e tij. Ja kjo eshte gjendja e cila tani ndodhet ne gjykim ne Kolegjin Zgjedhor i cili duhet te votoje te henen me 12 qershor ose manipulimin e Saliut ose te respektoje ligjin e ti jape Rames mandatin per te qeverisur Bashkine e Tiranes sepse ky duke korrur boterisht nje fitore te permasave te medha njeheresh rrezoi edhe Saliun nje njeri te urryer te shqiptareve.
Por a ka hapesire juridike domethene ligjore qe Kolegji Zgjedhor te shpetoje Saliun duke dhene nje vendim te paligjshem e te rrezoje fitoren e Edi Rames kur kete e dine te gjithe shqiptaret se eshte fituesi jo vetem i Tiranes por i te gjithe Shqiperise
II
Le ta shohim tani ceshtjen edhe juridikisht.
Qe te fitosh nje ceshtje gjyqesore civile dhe administrative duhet qe te kesh prova per ate qe kerkon. Ne fakt kerkesa e opozites eshte e thjeshte Kolegji Zgjedhor duhet te certifikoje fitoren prej dhjete votash te Edi Rames se te gjitha veprimet dhe nderhyrjet e tjera neper tabelat e rezultateve jane joligjore dhe nje manipulim i hapur. Ja analiza e kesaj te vertete qe duhet te rrjedhe ne pergjigje te ketyre pyetjeve
Me cfare te drejte ligjore KQZ vendosi qe nje numer tjeter votash te pasqyroheshin ne tabelat e rezultateve qe kishin nxjerre KZAZ-te e kryeqytetit gjithsej njembedhjete dhe ku i gjeti ato
Votat qe KQZ shtoi neper njembedhjete tabelat e njembedhjete zona te Tiranes kishin qene manget neper tabelat e rezultateve apo jo Dhe cila ka qene gjendja e tabelave ne lidhje me matricen qe duhet te kete domosdoshmerisht nje kuti zgjedhore qe rezultati te jete i vlefshem kur matrica dihet se eshte numri i votuesve qe kane votuar ne nje qender votimi duhet te jete i barabarte me fletet e votimit qe jane gjetur ne kutine e votimit per nje qender zgjedhore
Cila ka qene kerkesa e cila ka vene ne levizje KQZ-ne per te hapur kutite e tjera te votimit per te kerkuar atje vota per kryetarin e bashkise Tirane pasi kishte mbaruar numerimi
KQZ ka deklaruar boterisht se kutite e gabuara jane hapur si pasoje e kerkeses qe kane bere disa numerues te Partise Demokratike qe i kane pare votat neper kuti. Por a kane te drejte numeruesit qe pasi te kene numeruar dhe te kene firmosur tabelat e rezultatit per cdo kuti te numeruar te bejne nje ankese individuale per hapjen e kutive qe nuk i perkasin kutise ku eshte votuar per kryetarin e bashkise se Tiranes
A ka ndonje rast ne boten demokratike kur nje gjykate apo nje komision qendror qe gjykon nje ceshtje te vihet ne levizje nga subjekte qe nuk i njeh ligji per te tille
Cili ka qene mendimi i arbitrit nderkombetar OSBE dhe ODIR per kete ceshtje.
A kemi nje precedent boteror qe te kete zgjedhur nje ceshtje te tille
III
Me cfare te drejte ligjore KQZ vendosi qe nje numer tjeter votash qe u gjeten ne kuti te tjera duhej te pasqyroheshin ne tabelat e rezultateve qe kishin nxjerre KZAZ-te e kryeqytetit per kryetarin e bashkise se Tiranes
Sipas Kodit Zgjedhor aktual as KZAZ dhe as KQZ ne asnje rast nuk mund te kene te drejten qe te rendisin ne tabelen e numerimit te votave edhe vota qe mund te jene gjetur ne kutite e tjera ku votohet per bashkine e vogel te Tiranes apo per dy keshillat respektive te dy bashkive. Kjo nuk eshte e parashikuar ne ligj si kompetence as dhe nje rast ne te gjithe territorin ku rregullisht votohet me dy kuti per kryetarin e bashkise apo te komunes dhe per keshillat respektive. Perkatesisht as neni 122.
As neni 123 i Kodit Zgjedhor qe merret specialisht me kete ceshtje as qe e ngre fare si problem kete rast. Kjo sepse eshte logjike qe per faktin qe jane dy apo kater kuti votimi me flete perkatese te dalluara nga njera-tjetra dhe jo nje e tille ku te hidhen ne fillim e mandej te ndahen gjate numerimit sipas karakterit kuptohet se ligji eshte strikt dhe pa leshim fleta e gjetur ne kutine tjeter eshte e pavlefshme. Kjo sepse ajo flete e gjetur ne kutine e gabuar kurre nuk mund te dihet pse eshte hedhur atje dhe si eshte hedhur atje gjithmone duke ruajtur karakterin e fshehte te votes dhe sigurine per tu ruajtur nga cdo manipulim i mundshem.
Dy jane ceshtjet thelbesore ne nje procedure votimi siguria qe kerkon individi per fshehtesine e votes dhe siguria qe garanton garuesin se votimi nuk do te manipulohet. Atehere ku e gjeti kete te drejte KQZ qe hapi kutite ku ishte votuar per kryetarin e minibashkise. Askund. Ajo mund ta kishte kete te drejte por vetem nese ndermerrte nje akt normative.
Madje po ta shohesh me vemendje te gjithe maskaraden e kesaj ceshtje te drejtuar nga nje injorant aventurier dhe njeri i shtypur me thunder nga Saliu nje i quajturi Ristani Ristani domethene po ta shohesh me vemendje kronologjine televizive te ketij procesi sheh se ne fillim te tij ky biroja Ristani duke qene nje injorant mendoi se mund ta kalonte kete ceshtje me akt normativ. Por shpejt u fsheh dhe nuk ndermori asnje akt sepse dikush ndoshta i ka thene se ajo eshte shkelje flagrante dhe krim i hapur se sipas nenit 23 te Kodit Zgjedhor duheshin pese vota.
Por sigurisht qe ne koke i rrinte thundra e Saliut i cili duhej te rrezohej bashke me Bashen. Histeri ka pasur kercenim sigurisht dhe Ristoja i hapi kutite pa asnje vendim ligjor. Por me ne fund pasi i grumbulloi te gjitha votat qe kishin hedhur aty ne bashkepunim me Media Print pasi i vendosi neper tabelat perkatese shpalli edhe rezultatin qe nxirrte fitues Lulezim Bashen me 81 vota perpara. Nje gje e tille nuk ishte pare ndonjehere dhe nuk mendoj se do te shihet ashtu sikunder qe ka shume e shume ndodhi te tilla qe lidhen me kryeministrin uzurpator Sali.
Por per cudi me ne fund ekipi politik i Partise Demokratike kater komisionere te KQZ dhane edhe nje vendim te njeanshem pa e menduar se kurre nuk mund te nxirrnin nje fitues me vota te mbledhura andej-kendej pas procesit te votimit dhe procesit te numerimit.
Vecse e gjithe kjo nuk mjaftoi por me nje vendim fare te pakuptimte nje relator i quajtur Tom Ndreca na ka dhene ne dore nje vendim te Kolegjit Zgjedhor ku nuk arsyetohet asgje pervec faktit qe ky Kolegj i jep te drejte KZAZ perkatesisht KQZ-se ne hapjen e kutive te tjera sepse me kete rast KQZ si KZAZ paska ndrequr nje aksident ne hedhjen e votes. Por pyetja qe ngrihet eshte kjo ku e gjen kete te drejte KQZ Askund ne asnje nen te Kodit Zgjedhor ajo nuk e ka kete te drejte.
Dhe Gjykata e Tomit nuk ka asnje reference ligjore ne vendimin e saj ndonese kete ndreqje te aksidentit nuk ia ka kerkuar as vete paditesi. Domethene eshte krejt arbitrar. Por ketu ka perseri nje pyetje a e di Tom Ndreca se ka shkelur mbi nje te drejte popullore dhe me kete vendim dhe nese do te qendroje keshtu i ka dhene te drejten popullit qe te ngrihet per te rrezuar tiranine Ky birboja Tom nuk eshte ne gjendje te kuptoje se si gjykate nuk ka mundesi te shkele ligjin arbitrarisht ne nje ceshtje te nxehte ligjore edhe pse kete ia kerkon interesi patologjik i kryeministrit Sali
As e gjithe Gjykata nuk e paska kete lloj frike nga dhenia e padrejtesise ne nje ceshtje te tille. Por ketu perseri duhet te themi se kur rrezohen tiranite pergjegjesit e pare jane gjyqtaret qe kane dhene vendime per te shkelur te drejtat e shoqerise dhe per te mbajtur ne pushtet tiranet.
KQZ ka deklaruar boterisht se kutite e gabuara jane hapur si pasoje e kerkeses qe kane bere disa numerues te Partise Demokratike qe i kane pare votat aksidentale neper kuti. Por a kane te drejte numeruesit qe pasi te kene numeruar dhe te kene firmosur tabelat e rezultatit per cdo kuti te numeruar te bejne nje ankese individuale per hapjen e kutive qe nuk i perkasin kutise ku eshte votuar per kryetarin e bashkise se Tiranes
Askund nuk e gjejme kete te drejte per kerkese apo per ankim qe na i paska nje numerues cfaredo. Vetem ne Shqiperi mund ti gjesh keto por natyrisht edhe ne vendet qe kane te drejten e Sheriatit. Dhe me kete te drejte ka vepruar edhe Kolegji Zgjedhor i Tom Ndreces sepse shihet aty qe Tomi i shkrete qe ende nuk di shqip paska vene edhe disa terma latine por po ti shohesh me vemendje ata qe ia kane dhene kane menduar arabisht dhe kane dashur qe me ane te se drejtes romake te aplikojne te drejten e Sheriatit. Per te qeshur dhe per te qare por edhe per tu revoltuar.
E pra ku e ka te drejten numeruesi qe te ankohet apo te kerkoje dhe ne emer te kujt subjekti ka kerkuar Askund nuk e gjejme ne kod kete atehere si e ka pranuar KQZ. Pa dyshim arbitrarisht por Kolegji i ngate nuk ka mundesi te flase fare per kete. Me siguri duhet te flase ky tjetri i dates 12 qershor 2011. Sigurisht nese nuk eshte nen trysnine e Sheriatit qe dominon mendimin juridik te Partise Demokratike sepse vetem ashtu mund te bashkejetojne ne cerdhen arabike te kryeministrit Sali.
Pyetja perfundimtare per kete rast eshte kjo A jane numeruesit subjekte qe mund te vene ne levizje KQZ-ne Dhe pergjigja eshte e prere absolutisht jo. Numeruesit kane te drejte si cdo keqyres gjate numerimit. Madje nje votues qe eshte ndergjegjesuar qe e ka hedhur voten gabim mund ta kete te drejte dhe i eshte zbatuar. Ne te gjitha qendrat e votimit ata qe kane votuar gabim me fleten e kane denoncuar dhe iu eshte dhene flete tjeter natyrisht sepse te gjithe e kane ditur se vota qe individi kishte hedhur gabim nuk do te numerohej sepse ishte e parashikuar si e pavlefshme.
Ja pra se ku ndodhemi ne nje akt marramendes ajuridik dhe gjithashtu edhe jashte nocionit te gares se barabarte qe presupozohet se ndodh ne nje proces votimi.
A ka ndonje rast ne boten demokratike kur nje gjykate apo nje komision qendror qe gjykon nje ceshtje te vihet ne levizje nga subjekte qe nuk i njeh ligji per te tille
Askund nuk e has nje procedure te tille kaq te hapur sepse do te kishte konfuzion ne vete sistemin juridik duke e konceptuar kerkesen padine apo ankimin nje element thelbesor per nisjen e nje procesi strik juridik. Por a ka ndoshta ndonje te drejte ne ndonje vend sot ne bote ku gjithkush ka te drejte te ankohet apo te kerkoje nje te drejte qe i eshte shkelur dikujt tjeter nese nuk ka nje prokure prej tij Askund. Kjo eshte nje shterpesi juridike qe e gjejme vetem ne gjyqet inkuzicionale apo ne te drejten aktuale te Sheriatit qe funksionon ne disa vende te Lindjes se Mesme.
Po si ka mundesi qe nje gjykate ta lejoje kete ne Shqiperi kur shoqeria e saj ka bere kerkese dhe pret praj me se pesembedhjete vjetesh qe te anetaresohet ne Europen e Bashkuar Te shohim Kolegjin Zgjedhor me vendimin e vet te dates 12 qershor.
Votat qe KQZ shtoi neper njembedhjete tabelat e njembedhjete zonave te Tiranes kishin qene manget neper tabelat e rezultateve apo jo
Dhe cila ka qene gjendja e tabelave ne lidhje me matricen qe duhet te kete domosdoshmerisht nje kuti zgjedhore qe rezultati te jete i vlefshem Kurse matrica dihet se eshte numri i votuesve qe kane votuar ne nje qender votimi duhet te jete i barabarte me fletet e votimit qe jane gjetur ne kutine e votimit per nje qender zgjedhore
Ne mbi 100 kutite ku KQZ ka bere nderhyrje ne tabelat e rezultatit dhe qe kane qene votat per kryetarin e bashkise se Tiranes konstatohet se numri i fleteve te gjetura ne kuti eshte me i madh sesa numri i votuesve. Por pyetja qe ngritem me lart eshte a e ka pare KQZ kete Sigurisht qe e ka pare madje i eshte kerkuar nga mbrojtja e PS-se.
Por Ristani as ia ka varur fare ketij fakti. Ne te vertete tek e ka pare qe numri i tabeles eshte me nje diference te tille ai nuk duhej as ti kishte prekur kutite e reja sepse keshtu ne fakt shtonte ne menyre arbitrare numrin e votuesve. Kjo eshte nje prove e qarte e manipulimit te zgjedhjeve te 8 majit. Fakti qe KQZ ka qene e detyruar qe ta kontrollonte kete gje sepse fakti qe numri i fleteve te votimit te gjetura ne kuti duhet te jete e barabarte me numrin e votuesve ka lidhje me vlefshmerine apo jo te nje kutie verteton se vete Ristani eshte pjesemarres ne manipulimin e zgjedhjeve.
Cili ka qene mendimi i arbitrit nderkombetar OSBE dhe ODIR per kete ceshtje
OSBE dhe ODIR jane shprehur kategorikisht kunder ketij vendimi te KQZ-se. Po ashtu edhe organizmat e Bashkimit Europian kane vene alarmin duke kerkuar nderhyrje nderkombetare ekspertesh sepse e dine se pas nje arbitrariteti te tille i cili ka lidhje me uzurpimin e pushtetit ne menyre te paligjshme populli ka te drejte te ngrihet ne kembe per te rivendosur me force voten e lire dhe te barabarte.
Madje kryetari i Komisionit Europian Barozo e ka marre ne telefon kryeministrin Sali dhe i ka thene qe ai vete te kerkoje qe ceshtja te zgjidhet nga eksperte te Komisionit te Venecias. Por Saliu i lebetitur i ka thene se ne keto caste ai kerkon te vere ne prove Gjykaten shqiptare. Ne kete cast Barozo i ka mbyllur telefonin dhe marredheniet jane te ngrira. Por si mendoni ju a do te qendrojne shqiptaret duarlidhur kundrejt nje aventurieri si Saliu qe ne fakt eshte shkaktari kryesor i mospranimit ende te Shqiperise ne Bashkimin Europian Askush mos ta mendoje kete.
Ne nje gjendje te tille ekonomike ku gjithcka po shkon drejt shkaterrimit dhe kur nje kryeminister abuzues nuk pranon qe te largohet as me vote askush te mos mendoje se ky birbo tiran mund te durohet me. Prandaj Kolegji Zgjedhor kurre mos mendoje se eshte vene ne prove nga Saliu por ta dije mire se eshte vene ne prove nga shqiptaret qe kerkojne te vendosin demokracine ne vendin e tyre.
A kemi nje precedent boteror qe te kete zgjidhur nje ceshtje te tille
Po kemi nje precedent perfekt ne nje ceshtje krejt te ngjashme. Kemi Procesin e Bushit kunder Al Gorit ne Amerike. Gjykata e Larte e Florides e kishte pranuar kerkesen e Gorit qe te niste numerimi i votave me dore flete per flete ne disa konte te Florides sepse ato qe ishin numeruar nga makinat ne keto konte kishin qene jot te drejta. Gjykata e Larte e SHBA qe mori ne shqyrtim ankimin e Bushit deklaroi nderprerjen e rinumerimit me dore sepse Gjykata e Larte e shtetit te Florides duke menduar se ka krijuar nje te drejte lokale per te rikonsideruar vlefshmerine e votes ne fakt ka krijuar nje pabarazi kombetare domethene ne te gjithe Ameriken sepse krijon dy standarde ne relacion me shtetet e tjera qe perbejne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ky eshte thelbi i vendimit te firmosur nga Kryetari i Gjykates se Larte te SHBA C.J. Rehnquist pa dyshim njeri nga personalitet me te medhenj juridike te shekullit qe kaloi jo vetem ne Amerike por ne te gjithe Perendimin.
Ky ne fakt ishte nje vendim qe e pa kete ceshtje ne nje fryme kushtetuese sipas se ciles askush nuk mund te mendoje se mund te rregulloje nje pabarazi te vogel duke krijuar nje pabarazi te pergjithshme kushtetuese ose kudo ne cdo shtet duhej te veprohej si ne Florida ose askund. Ja ky eshte koncepti i se drejtes perendimore qe ka dashur te neperkembe Tom Ndeca me tautologet e Saliut.
Me tautologji nuk mund te mbrohet e drejta kete duhet te kete parasysh edhe Kolegji Zgjedhor i dates 12 qershor. Pse a nuk e krijon te njejten pabarazi edhe vendimi i Ristanit me katershen e tij Domethene pse vetem 127 kuti qe hapi Ristani kane qene te perfshira nga nje nje te ashtuquajtur aksident apo te 480 kutite e Tiranes dhe ato shume here me shume te te gjithe Shqiperise Si mund te krijosh nje diferencim per vlefshmerine e votes dhe kete edhe me nje akt te paligjshem
Ketu mbaron edhe artikulli yne i cili kerkon ti kujtoj gjithkujt se ne kete ceshtje qe eshte vendosur si fitues Lulezim Basha pasi jane numeruar votat te hedhura aksidentalisht ne kuti te tjera nuk ka nje ligj qe tia lejoje KQZ-se kete akt tabelat e rezultateve qe jane korrigjuar me vota te tjera kane ne numer fletevotimi me shume sesa votues arbitri nderkombetar perkatesisht OSBE dhe ODIR nuk e kane pranuar si te ligjshem kete proces qe ka zhvilluar KQZ kur nderroi fituesin ne tavoline dhe jo vetem kete por dhe shume aspekte te tjera manipulative ne keto votime dhe se fundi precedenti amerikan i Gjykates se Larte te SHBA nuk te lejon fare qe te veprosh me nje dopio standard ne funksion te barazise kundrejt vlefshmerise se votes.