E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia dhe FNSH ne hetim per dhunen mbi gazetaret

TIRAN- Kreret e policise shqiptare po perballen keto dite me nje akuze te re ne lidhje me 21 janarin. Prokuroria ka nisur hetimet per dhunen e ushtruar ndaj punonjesve te mediave diten e demonstrates se 21 janarit 2011 ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ate dite gjashte gazetare dhe disa operatore te medieve te cilet po kryenin detyren e tyre jane rrahur nga policia.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punonjesit e policise diten e demonstrates se 21 janarit kane ushtruar dhune ndaj gazetareve dhe punonjes te ndryshem te mediave. Kjo dhune eshte provuar mbi bazen e akt-ekspertimeve te Mjekesise Ligjore te cilet kane konstatuar se gazetaret kane shenja dhune te shkaktuara nga sende te forta. Per kete fakt kane nisur hetimet dhe ndodhet ne fazen e marrjes ne pyetje te drejtuesve te policise se Tirane dhe atyre te Forcave te Nderhyrjes se Shpejt FNSH-se per te sqaruar urdhrin per ushtrim dhune- thuhet nga te dhenat e siguruar nga Prokuroria.

Keta te fundit konfirmuan faktin se gjate diteve te kaluara dhe ne vazhdim po vazhdohet me marrjen ne pyetje te zyrtareve te Policise per te sqaruar planin e masave dhe urdher-dhenesit per ushtrim dhune ndaj mediave apo demonstruesve qe ishin grumbulluar para nderteses se Keshillit te Ministrave dhe dy kullave binjake. Jane marr ne pyetje zyrtare te policise. Ata po pyete me cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen duke sqaruar secili prej tyre pozicionin dhe detyren bazuar ne planin e masave per mbarevajtjen e demonstrates.

Gjithashtu jane pyetur edhe drejtues te FNSH-se te cilet kane sqaruar dhunen e ushtruar dhe pozicionin e tyre- thuhet nga prokuroria. Mesohet se asnjeri prej te pyeturve nuk ka pranuar se ka dhene urdher per te goditur punonjes te mediave apo gazetaret qe ndodheshin para kullave binjake mbremjen e 21 janarit 2011. Por ata kane pranuar te jete dhene urdher per te spastruar turmen e mbledhur para Keshillit te Ministrave.

Ne asnje rast nuk eshte dhene urdher qe te ushtrohet dhune ndaj medias apo punonjesve te tyre. Ne ndonje rast te vecante ata mund te jene ngaterruar nga punonjesit e policise me demonstruesit te cilet per disa ore rresht sulmuan me gure dhe sende te forta punonjesit e policise qe ndodheshin para kryeministrise- mesohet te kene thene disa nga drejtuesit e Policise se Tiranes dhe atyre prane FNSH-se.

Sipas akuzes me 21 janar te 2011 rreth ores 1630 minuta kur protesta pothuajse kishte perfunduar dhe ne shesh ndodheshin rreth 150 njerez punonjesit e policise dhe FNSH-se jane turrur ne drejtim te demonstruesve. Gjate ketij sulmi policia ka ushtruar dhune mbi kedo person qe eshte gjendur ne bulevard. Madje dhuna ka arritur deri ne katin e dyte te lokaleve te vendosura tek Kullat Binjake. Policia ka hyre ne lokale duke rrahur personat qe ndodheshin ne to kishin apo jo lidhje me protesten.

150
Njerez kane perfunduar ne komisariatet e policise se Tiranes te akuzuar si pjesemarres ne proteste. Te gjithe kane deshmuar se ndaj tyre eshte ushtruar dhune fizike dhe psikologjike. Tre dite me pas gjykata liroi te gjithe te arrestuarit

30
Persona kane denoncuar policine se jane rrahur pasditen e 21 janarit prane kryeministrise. Disa prej tyre kane denoncuar se jane dhunuar gjate shoqerimit per ne ambientet e paraburgimit. Akuza qe po hetohen policet eshte shperdorim detyre dhe veprime arbitrare

7 persona jane derguar deri tani ne gjyq nga prokuroria te akuzuar per vepra te kryera kunder punonjesve te policise me 21 janar. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dorezuar per gjykim te pandehurit Agron Troksi Lefter Mice Alban Elhasa Lind Ndreu Ani Byku Fetah Mata dhe Jetmir Prenga.

Nga te gjithe te pandehurit vetem demonstruesi Jetmir Prenga eshte denuar nga Gjykata per kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik me 6 muaj e 20 dite burgim. Por per shkak te moshes se re prinderve te semure dhe gjendjes se tij gjyqesore te padenuar gjyqtarja Ardiana Bera vendosi lirimin e tij me kusht.

Te gjithe te pandehurit ndodhen te arrestuar nen masen e sigurise arrest me burg ne pritje te gjykimit te tyre. Ata jane arrestuar pas 21 janarit dhe jane identifikuar nga pamjet filmike te televizioneve te pranishme ne proteste.

Ku ndodhen sot gazetaret e dhunuar me 21 janar

Nga kater gazetaret e dhunuar pasditen e 21 janarit vetem dy prej tyre mbajne ende vendet e punes. Sipas te dhenave zyrtare te policise gazetaret e dhunuar jane Fatos Mahmutaj i plagosur me plumb ne dore Elton Dono i rrahur Ened Janina i rrahur dhe Ardi Bita i rrahur.

Pasditen e 21 janarit Mahmutaj ndodhej mbi nje skele te vendosur nga televizionet per te filmuar protesten. Ai po raportonte me telefon per ate qe po ndodhte kur nisen te shtenat. Ne kete moment nje plumb i shtene nga gardistet qe ndodheshin brenda oborrit te kryeministrise ka goditur Fatosin ne dore. Me pas plumbat kane goditur Hekuran Deden i cili ka humbur jeten menjehere.

Pas plagosjes Fatos Mahmutaj ka tentuar te tregoje historine e tij por kjo eshte ndaluar nga drejtuesit e medias ku punonte ABC news. Madje ai ka pohuar se i eshte bere presion qe te ndryshoje deshmine dhe te thote qe e kane qelluar protestuesit. Kjo situate ka vazhduar per gjashte dite dhe me pas Mahmutaj ka dhene doreheqjen per te denoncuar me pas ate qe kishte ndodhur. Pa kaluar shume kohe Mahmutaj u arratis nga Shqiperia dhe kerkoi azil politik ne Belgjike.

Nje histori e ngjashme ka ndodhur edhe me gazetarin tjeter Elton Dono. Teksa po raportonte live per Ora News nga bulevardi Deshmoret e Kombit Dono eshte goditur nga efektivet e policise. Madje nje prej goditjeve me mburoje i ka shkaktuar nje te care ne qafe. Edhe pse gjithcka ndodhi live ne TV televizioni i tij nuk tha asnje fjale. Pa kaluar dy jave gazetarin Elton Dono e hoqen nga puna me motivacionin zyrtar U shkurtua vendi i punes.

Dy gazetaret e tjere te rrahur ne demonstraten e opozites Ardi Bita dhe Ened Janina jane ende ne vendet e tyre te punes respektivisht ne Vizion- dhe gazeta Shekulli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›