Kundër anulimit të rezolutës 1244

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, ka deklaruar se në rrethanat aktuale nuk ka arsye të anulohet rezoluta 1244 me një rezolutë të re.
“Në kushte të këtilla, kur Rezoluta 1244 nuk është implementuar, së pari është e nevojshme të kompletohet procesi lidhur me statusin e Kosovës që është diskutuar në kuadër të kësaj rezolute”, ka thënë Konuzin për të përditshmen serbe “Danas”. Ai ka konfirmuar se ka përpjekje për të ofruar një rezolutë të re që do të zëvendësonte rezolutën 1244.
Por, sipas tij, kjo është e papranueshme për Serbinë dhe Rusia i jep përkrahje të fuqishme Beogradit në këtë çështje.