E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: Transparenca, kusht për të dalë nga greva

Deputeti i PS në grevë urie, Fatmir Xhafa, ka deklaruar se greva e urisë do të përfundojë nëse do të plotësohen 6 kushte të grevistëve ku transparenca e zgjedhjeve është edhe kërkesa kryesore. Një një deklaratë për shtyp nga çadrat e grevës Xhafa theksoi se ata janë të bindur se protesta dhe kulmimi i saj janë një zgjedhje e detyruar për shkak të qeverisë që nuk dëgjon pretendimet e opozitës duke shtuar se paralajmërojmë se protesta dhe greva e urisë do të ndalen vetëm kur të angazhohen publikisht palët.
"Transparenca e zgjedhjeve por edhe transparenca për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi do ti kthejë normalitetin vendit theksoi Xhafa.
Duke rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se PS nuk synon ndryshimin e rezultatit, Xhafa ka bërë të ditur se opozita pranon një zgjidhje të negociuar që garanton transparencën.

"Ne pranojmë çdo zgjidhje të negociuar që garanton transparencën. Qëllimi i grevës sonë është fisnik dhe qëndrimi ynë bazohet në vlera evropiane", ka nënvizuar Xhafa.

Më tej deputeti socialist ka shprehur shqetësimin e partisë së tij për krizën politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi, situatë që sipas tij ka ardhur nga deformimi i vullnetit në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›