Procesi i integrimit të Kosovës, edhe disa vite

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka deklaruar se në muajt e ardhshëm duhen bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Lunacek tha se vetë procesi i integrimit të Kosovës, do të marr edhe disa vite. Ajo, po ashtu, u angazhua për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e të gjitha palëve në konferencën e Sarajevës.
Ndërsa sa i përket mundësisë së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ajo ka thënë se
“Unë angazhohem në mënyrë kategorike kundër bisedimeve për çështje të statusit. Pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer dhe ajo që unë mendoj se mund të bisedohet janë çështjet praktike që lidhen me bashkëpunimin dypalësh”, thotë Lunaçek