E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër piraterisë, me Task Forcë

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për themelimin e Task Forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë në fushën e së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta. Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren për Ndërmjetësim të Kontesteve në Fushën e së Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se krijimi i Task Forcës do të ndikojë pozitivisht në stimulimin e ngritjes së cilësisë së krijimeve kreative, duke ndihmuar komunitetin krijues në ngritje të të ardhurave për kreacionet e tyre.

“Për më tepër, luftimi i piraterisë dhe falsifikimit, do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës, si një vend dhe treg, ku respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, përkatësisht të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Buxheti për themelimin dhe funksionim e Task Forcës është pjesë e shpenzimeve të përcaktuara dhe aprovuara për Strategjinë kundër piraterisë, pa nevojë të shpenzimeve dhe të buxhetit shtesë”, tha ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›