Limani: Konventa e PDK-së, ngjarja e vitit

Kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Mufail Limani, duke folur për akuzat e partive opozitare në Kosovë për transmetimin e Konventës së PDK-së në RTK, ka thënë se kjo ka qenë jo vetëm ngjarje ditës, por edhe ngjarje e vitit.
Limani ka thënë në Klan Kosova se partia e kryeministrit Thaçi është forca më e madhe politike në Kosovë.
Mufail Limani, e ka arsyetuar transmetimin e Konventën e PDK-së, duke thënë se aty ishin pjesëmarrës personalitetet më të larta shqiptare.
“Nuk ka qenë vetëm ngjarja partiake sepse aty kanë qenë të pranishëm instancat më të larta të politikës shqiptare” ka thënë Limani.
Sipas tij, sa i përket transmetimit të Konventës së PDK-së, RTK-ja është 100% e pastër./Indeksonline/