E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder referendumit per pavaresi

Per daten 6 janar eshte caktuar mbajtja e referendumit te jugut te Sudanit per pavaresi. Mirepo mbajtja e tij duket e pasigurt. Si pasoje mund te vije deri te nje lufte e re qytetare te cilen bashkesia nderkombetare deshiron ta evitoje me cdo kusht. Nga Express me 15 nentor 2010 ne ora 1237

Ishte kjo nje prej bisedave te shumta te tilla qe u mbajten viteve te fundit 150 megjithese kesaj radhe ministri i Jashtem sudanez u takua ministrin gjerman ne Berlin. Ajo qe u njoftua pas takimit tani po perseritet edhe ne Paris dhe Washington duhet te ruhet paqja ne Sudan dhe referendumi duhet te mbahet ashtu sic ishte parapare pra ne vitin 2001 sepse ai ka nje rendesi jetike per ate shtet.

Ne fakt per 6 janar eshte parapare qe ne ju7gun e Sudanit te mbahet referendumi per pavaresi. Megjithate mbajtja e tij nuk duket te jete e sigurt sepse qendrimet e veriut dhe jugut ndryshojne drastikisht. Si pasoje ne Sudan do te mund te shperthente nje lufte e re qytetare te cilen bashkesia nderkombetare deshiron ta evitoje me cdo kusht. Nje qasje e tille natyrisht se perkrahet edhe nga ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle i cili per kete arsye edhe paralajmeron perfshirjen e Gjermanise ne Sudan.

Gjermania deri me tani ishte e permbajtur sa i perket ceshtjes se Sudanit.

147Ne jug te Sudanit jane te pranishem monitoruesi ushtarake e ne Darfur ndodhet policia nderkombetare. Ne kuader te mundesive te gjithe ata po punojne shume mire megjithese nese Qeveria e Gjermanise i dergon ne Darfur vetem 4000-5000 police kjo nuk do te mjaftoje148 thekson Peter Schumman ish-koordinator rajonal i Misionit te OKB146se ne jug te Sudanit.

Jugu i lene pas dore

Kur behet fjale per konfliktet mes veriut dhe jugut te Sudanit mund te thuhet se viteve te fundit Washingtoni Parisi dhe Londra qendruan goxha shume anash. Kjo gje ndikoi ne planifikimin e referendumit 150 ngase rregulloret e shumta te marreveshjes pjesore permes se ciles perfundoi lufta qytetare mes veriut dhe jugut te Sudanit u implementuan me vonese ose nuk u implementuan fare.

Per shembull regjistrimi i popullates ne baze te te cilit duhej te percaktohej numri i votuesve u krye me shume vonese. Si pasoje banoret e jugut te Sudanit edhe sot e kesaj dite dyshojne ne kete rezultat gje qe me vone do te mund te shfrytezohej per kontestimin e rezultatit te referendumit.

147Vemendja e bashkesise nderkombetare kur behet fjale per Sudanin ka pasur goxha shume levizje viteve te fundit148 pohon Wolfram Lacher ekspert per Sudanin ne fondacionin e Berlinit Shkenca dhe Politika.
Derisa nuk u arrit marreveshja paqesore ne vitin 2005 e gjithe vemendja nderkombetare ishte koncentruar ne jug te vendit. E pas kesaj te gjitha shikimet u drejtuan ne konfliktin qe po zhvillohej ne provincen sudaneze Darfur.

147Vetem nje vit e gjysme me pare vemendja serish u kthye nga konflikti veri-jug perderisa Darfuri u la anash148 pohon Lacher.

Perendimi pothuajse s146ka fare ndikim

Per shembull sipas asaj qe shkruan revista 145Africa Confidential146 ne politiken e jashtme te SHBA146ve Sudani ndodhet ne vendin e trete per nga rendesia 150 menjehere pas Irakut dhe Afganistanit. Prandaj emisare te ndryshem special amerikane vazhdimisht udhetojne nga dhe prej Washingtonit ne Sudan. Qeveria amerikane eshte e gatshme e te beje leshime 150 si per shembull qe Sudani te hiqet nga lista e atyre vendeve qe e sponsorizojne terrorizmin. Mirepo sipas Peter Schumman ndikimi i shteteve perendimore ne Sudan nuk do te duhej te mbivleresohej.

147Qeveria ne Khartum ka arritur qe me mjeshteri te shfrytezoje interesat e qeverive te shteteve te ndryshme per mbrojtjen e interesave te veta148 thote Schumman.

SHBA146te kane bashkepunuar ngushte me qeverine sudaneze ne luften kunder terrorizimit. Madje sipas gazetes amerikane 145The Washington Post146 CIA ka trajnuar edhe spiune sudaneze per kete qellim.

Nderkaq 145Africa Confidential146 shkruan se Washingtoni mbante kontakte edhe me ish-koordinatorin e sherbimeve te fshehta sudaneze Sallah Gosa.

147Per qeverine amerikan lufta kunder terrorizmit gjithnje ishte prioritet keshtu qe andaj ky eshte shkaku qe refuzohet nderrimi i qeverise148 thote tutje Schumman.

Ndihma praktike

Schumman konsideron se ofensivat diplomatike dhe politike nuk mjaftojne.

147Eshte me rendesi qe te kete prani ne terren e jo neper qytetet kryesore148 pohon Shcumman. Ai ne fakt mendon ne pranine e organizatave joqeveritare dhe te OKB146se. Sepse sipas tij shume me e rendesishme eshte qe te permiresohen kushtet e jeteses se popullates se sa qe te mblidhen te dhena per shkeljen e te drejtave te njeriut dhe te rregulloreve te marreveshjes paqesore.

Sido qe te jete tash per tash nuk duket se do te kete asgje nga shtimi i pranise se OKB146se ngase po mendohet vetem per forcimin e forcave paqesore ne kufirin mes veriut dhe jugut. Mirepo kjo gje sigurisht se ka pasoja negative per pjeset e tjera te Sudanit sepse shpesh ushtaret terhiqen prej atje. Keshtu qe per t146u derguar forca te reja nevojitet nje vendim i ri i Keshillit te Sigurimit por per te arritur dicka vertet te prekshme sa i perket referendumit duket se koha eshte shume e shkurter.
DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›