Suu Kyi i drejtohet popullit Mos e humbisni shpresen
Ne fjalimin e saj te pare drejtuar popullit pas shtate vjetesh arrest shtepie udheheqesja e opozites ne Birmani Aung San Suu Kyi u tregua edhe me tej luftarake dhe beri thirrje per reforma. Baze e lirise demokratike eshte liria e mendimit tha fituesja e cmimit Nobel per paqe para mijera perkrahesve ne kryeqytetin Rangun. Demokraci eshte kur populli kontrollon qeverine tha ajo. Ne te njejten kohe ajo u beri thirrje perkrahesve te vet te mos i heqin shpresat per ndryshim ne vendin e izoluar prej juntes. Te punosh me te gjitha forcat demokratike pa humbur shpresen per nje te ardhme me te mire. Ishte ky mesazhi i dhene perpara popullit te saj. Rreth 40 mije vete ishin mbledhur perpara selise se Partise se saj Liga Kombetare per Demokraci me te cilen liderja e opozites konfirmoi se deshiron te rikthehet ne politike me aktive se kurre. Baza e demokracise eshte liria e fjales dhe une edhe pse e di se cfare doni po ju kerkoj te ma thoni vete. Se bashku do te vendosim per ate qe duam dhe per ta arritur duhet te veprojme ne menyren e duhur. Nuk kemi asnje motiv per tu dekurajuar vazhdoi me tej 65-vjecarja Suu Kyi. Me tej ajo shtoi se nuk provon zemerim dhe nuk i mban meri juntes ushtarake qe e ka privuar nga liria ne 15 nga 21 vitet e fundit. Zyrtaret e sigurise me trajtuan shume mire. Dua tu kerkoj atyre te trajtojne mire edhe popullin. E veshur me kostum blu dhe me nje lule te verdhe mes flokeve ikona e disidences deklaroi se nuk u trembet pergjegjesive duke shtuar me tej se ka nevoje per energjine e popullit te saj dhe ka ndermend te punoje per te permiresuar cilesine e jetes ne Birmani. Suu Kyi e mbylli fjalimin duke shpjeguar se vetem zeri i saj nuk mund te bente ndryshimin. Asgje nuk mund te arrihet pa pjesemarrjen e popullit. Duhet te ecim se bashku per te bere ndryshime. Demokraci ka vetem atehere kur populli kontrollon qeverine e cila nga ana e saj eshte e pergjegjshme dhe llogaridhenese. Do te pranoj qe populli te me kontrolloje. Me pare liderja e opozites ne Birmani ishte takuar edhe me rreth 30 diplomate aziatike e perendimore ne seline e partise se saj ndersa jashte godines turma bertiste duke thirrur fort emrin e saj.
Ky eshte momenti kur Birmania ka nevoje per ndihme. Vendet perendimore ato lindore gjithe bota kane nevoje per dialog tha ajo ne konferencen e pare per shtyp pas lirimit. Sipas analisteve Suu Kyi do te punoje me vendet perendimore per heqjen e sanksioneve qe tashme godasin popullin dhe jo junten ushtarake. Udheheqesja e opozites me pare i kishte mbeshtetur sanksionet nderkombetare ndaj Birmanise. Gjate shtate viteve te saj ne arrest shtepiak ajo tha se nuk ishte antagoniste me ata qe e kishin mbajtur ate te arrestuar.