Thaci Luften e iniciuan sherbimet serbe
REL Z. Thaci si e vleresoni realizimin e procesit te lustrimit
Thaci Te pasuksesshem. Nderkohe qe lustrimi i mirefillte seriozisht duhet te ndodhe. Dhe gjithashtu kemi qeveritare joserioze te cilet duan dhe tentojne ta manipulojne kete ceshtje.
Popujt e civilizuar nuk e kane manipuluar lustrimin popujt e civilizuar nuk dalin nga llaci balta gjaku dhe konfliktet e historise pa e bere procesin e lustrimit. Mendoj se ne Maqedoni duhet te sillet nje ligj i ri per lustrim. Njeheresh duhet te zgjidhet perberja e re e Komisionit per Lustrim dhe kjo ceshtje te mbyllet njehere e pergjithmone.
Pa ndodhur kjo ceshtje ne menyre te sakte nuk ka gjasa te ndodhe pajtimi i vertete mes popujve mes pjesetareve te nje populli dhe nuk do te ndodhe integrimi ne shoqerine e civilizuar.
REL Ju keni porositur zyrtare te larte te ish-UCK146se aktualisht drejtues te BDI146se qe te terhiqen nga skena politike meqe sipas dosjeve te shfaqura ata apostrofohen si bashkepunetore te UDB146se. Ne te kunderten sic jeni shprehur qendrimi i tyre ne politike do te nxis zhvillime tronditese per shqiptaret. Pse
Thaci Normalisht une flas si politikan kurse oponentet e mi politike deshirojne te me ngjisin etiketime se jam njeri qe kam informacione te sherbimeve. Nuk eshte e vertete une flas si politikan qe i parashoh situatat. Kerkesa ime per tu terhequr ata zyrtaret e BDI146se eshte kerkese e fer-play146it.
Une assesi s146kerkoj qe ne te mos kemi nje konkurrence dhe beteje politike por ne kete forme lufta politike ne Maqedoni eshte e pabarabarte. PDSH lufton kunder sherbimeve sekrete serbo-jugosllave. Ndoshta do tju duket iluzion por une vertet vazhdoj te kem shpresa se ata do te terhiqen nga politika perndryshe do te ballafaqohen me shume situata anatemimi por edhe do te kene probleme personale e grupore.
Parapelqej te terhiqen dhe te kerkojne falje e ne te tjeret t146i falim pastaj sepse procesi i lustrimit fundja nuk eshte proces i 147lincimit148 apo anatemimi. Kjo sepse procesi i lustrimit fjalen e fundit e ka pajtimin. Por pajtimi s146mund te ndodhe nese ata qe kane bere faj nuk pendohen dhe keta qe jane te demtuar nuk ua falin. Ky eshte procesi qe duhet te ndodhe.
REL Nese drejtuesit e UCK146se ishin bashkepunetore te UDB146se atehere del se edhe konflikti i armatosur i vitit 2001 ishte nje konstruksion i sherbimeve sekrete serbe. Ku i mbeshtetni keto fakte
Thaci Eshte e vertete. E kam thene atehere dhe e perseris tani se segmente te caktuara te sherbimeve sekrete serbe e iniciuan 2001146shin. S146e them kete vetem une e kane thene dhe Solana Robertson dhe ambasadoret e Bashkimit Evropian qe gjate 2001 ishin ne Shkup. Do t146i kthehem nje interviste te muajit maj te ambasadorit te Britanise se Madhe Mark Dickinson per ditoren 145Fakti146. Ai aty deklaron se keta njerez i ka derguar Serbia. Problemi ishte qe procesi i pavaresise se Kosoves te bllokohej ne cdo menyre. Vetem t146ua perkujtoj se asokohe destabilizimi ne Presheve nuk pati sukses andaj u bart ne Maqedoni.
Serbia e re ose e vjeter e Milosevicit ose e Djindjicit punonte ne menyre te persosur ne aspektin diplomatik dhe informativ per ta bindur boten e perparuar se shqiptaret nuk kane kerkesa politike por eshte vetem nje mase turbulente e cila nuk njeh norma dhe standarde. Kjo mase sipas tyre nuk i njeh trendet e bashkesise nderkombetare andaj pikerisht permes kesaj i komprometoi pergjithmone kerkesat politike te shqiptareve.
Fatmiresisht nuk ndodhi me e keqja. Meritore per kete jane SHBA146te dhe BE146ja ngase nderhyne ne vitin 2001 dhe nga ai konflikt i pakuptimte krijuan nje proces politik. Kuptohet se ketu kemi merita edhe ne si PDSH ngase arritem ta nxirrnim ate konflikt nga situatat kriminale dhe ta bejme pjese te mosmarreveshjeve te renda politike qe rezultuan me Marreveshjen e Ohrit.
REL Diplomatet e qendrave vendimmarrese nderkohe sugjeruan PDSH146ne qe te nderprese bojkotin te kthehet ne parlament dhe qe veprimin e saj ta shtrije ne kete institucion ligjdhenes. Do ta beni kete
Thaci Jo. Kam mirekuptim per ato sugjerime. Por me lejoni te them se kur e zhvilloj biseden me ta ne menyre me te relaksuar iu them se fjalen bojkot e kemi mesuar prej tyre dhe nga zhvillimi demokratik i shoqerive te tyre pra nga bota e civilizuar dhe e perparuar. Une dhe PDSH vetem mundohemi qe pakenaqesine e shqiptareve ta kanalizojme ne nje proces te perparuar dhe modern. Ne e ndezim semaforin e kuq per t146ua bere me dije te gjitheve se punet nuk jane mire.
REL Ju gjithashtu keni theksuar se nese nuk pranohen 10 kerkesat qe kane te bejne me Ligjin e regjistrimit PDSH do te ftoje popullaten shqiptare ne bojkot sepse ky ligj ashtu sic eshte parapare nga Qeveriae Maqedonise eshte ne dem te interesave te shqiptareve. Mendoni se bojkoti eshte forma me e mire
Thaci Po. Te jem i sinqerte qe nga paraqitja e kerkesave tona e deri tani puna ka ecur perpara dhe shtate-tete kerkesa jane pranuar. Une s146mund te bej pazar sepse nese logjika ime dhe te dhenat e eksperteve qe i kam perreth thone se regjistrimi do te jete shkaterrues per interesin shqiptar ne Maqedoni atehere do ti ftoj shqiptaret per bojkot.
Nuk bej pjese ne ate grupin e shqiptareve romantike te cilet thone se maqedonet do ta zbresin numrin e shqiptareve nen 20 perqind. Jo ata s146jane aq te marre. Maqedonet do ta zbresin numrin e shqiptareve nen 20 perqind ne territore dhe ne komuna te caktuara. Dhe kur e them kete te tjeret me drejtohen me 147Po aty s146do te perdoret gjuha dhe flamuri shqiptar148. Jo s146eshte aty qellimi por eshte strategjia qe te pervetesohet toka.
Kemi nje situate kur ne nje territor si komuna e Mavroves qe eshte 40 kilometra me 20 kilometra jetojne 5000 maqedone e ngjitur me te e kemi Gostivarin si komune ku jetojne 200000 banore dhe qe ka territor 11 here me te vogel krahasuar me komunen e Mavroves. Regjistrimi eshte komplet ceshtje politike nuk ka te beje fare me matematike.
REL Maqedonia edhe sivjet nga Komisioni Evropian mori nje raport qe nuk e percakton daten per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne BE pa zgjidhjen e kontestit te emrit. As samiti i NATO146s nuk ia hap dyert Maqedonise. Jeni shprehur se kjo situate eshte shqetesuese per stabilitetin e vendit
Thaci Kjo ceshtje ka te beje me te kaluaren me vitin 2001 sepse kjo qe po ndodh tani ne politiken maqedonase pra e tashmja politike ne menyre te persosur i verteton tezat e PDSH146se dhe te kryetarit te saj te vitit 2001 per kete grupim politik qe na rrejti e kam fjalen per BDI146ne na mashtroi dhe na tradhtoi ngase dy vjet e gjysme jane ne qeveri dhe vazhdojne qe per cdo tremujor te na thone se do te largohen nga qeveria nese nuk ndodh procesi integrues. E procesi integrues nuk po ndodh.
Do te ishte mire qe qytetaret e Maqedonise te jene me te vemendshem. E me se miri do te ishte qe komuniteti nderkombetar te jete shume me i vemendshem. Nuk duhet lejuar qe edhe pas 15 nentorit kur do te mbahet samiti i NATO146s dhe kur te merret pergjigje negative Maqedonia te hyje ne turbullira. Bashkesia nderkombetare duhet te kete nje skenar preventiv qe te mos ndodhe kjo.
REL Nderkohe qe shpreheni me kaq besim per ndihmen e SHBA146ve si e komentoni faktin qe ju edhe me tej j mbeteni pjese e listes se zeze amerikane
Thaci Po formulimi eshte i rende i vrazhdet. Nuk jam ne listen amerikane sepse ne te jane figura si Bin Laden. Une s146jam ne ate liste. Kam vetem ndalese per marrjen e vizes per udhetim ne Amerike. Ju dhe opinioni e dini se une udhetoj pra e shkeli ne territor amerikan me vete faktin se hyj ne Ambasaden e SHBA146ve ne Shkup. E atje nuk jam treguar i pasjellshem dhe i paedukate qe zyrtaret amerikane t146i pyes konkretisht se perse jam ne ate liste. Kjo ngase sinqerisht mendoj se s146kam te drejte te kem asnje verejtje ndaj tyre. Per shkak te asaj qe e kane bere amerikanet per shqiptaret dhe qe ende e bejne ne s146kemi te drejte as per shprehjen e dyshimit minimal. Ata ne historine e re te popullit shqiptar jane pak me shume se vete shqiptaria.