E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërpërgjigje për luftën

15/02/10 04:00

Kika, pasi shkon dhe merr disa domate e patate, i kundërpërgjigjet grupit tjetër. Banorët e sulmuar kthehen në dhomë dhe tallen me banorët e tjerë. Ata fillojnë ti imitojnë kur ata thërrisnin për ndihmë. Sulmet vazhdojnë ende ku Jetmiri dhe Seldi janë pozicionuar në vende strategjike dhe i gjuajnë me vezë sapo shohin që hapet dera ose dritarja. Valoni dhe Bledi mendojnë që ti kundërpërgjigjen gjithashtu, por Graciela u thotë që të mos shpërdorojnë ushqimin sepse e kanë të pakët. Ata marrin vec disa domate dhe ndërsa Bledi bën rojë dhe i thotë vendndodhjen e ndonjërit, Valoni merr shenjë dhe gjuan. Lufta vazhdon dhe pak caste me gjuajtje dhe kundërgjuajtje e më pas banorët komentojnë e qeshin me lojën. Banorët e sulmuar shprehen se e menduan vërtetë se ishte serioze dhe u ngritën të tmerruar, ndërsa Bertina thotë se kjo duhet të jetë ose mendja e mirit ose e Domenikës. ata kujtojnë dhe qeshin.
Katër banorët protagonistë të lojës vetëm qeshin me situatën e krijuar, por pa harruar edhe të kritikojnë njeri-tjetrin se duhet të ishin treguar më të shkathët e më të sktë në shënjestër. Ata duken sikur janë argëtuar jashtë mase me këtë lojë, por gjithsesi marrin nga një lule në dorë dhe shkojnë pranë gardhit ku i thërrasin banorëve të tjerë se kanë ardhur për paqe. Me lule në duar ata thonë kush dhuron lule dhuron dashuri. Ata këndojnë dhe një këngë të improvizuar aty për aty ku subjekt është kërkimi i faljes për vezët e hedhura dhe bërjen pis. Më pas ata fillojnë të pastrojnë shtëpinë e të vendosin rregull.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›