E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur Kryeministrit Berluskoni

Po te mos ishte per deklaratat ironizuese te Kryeministrit italian, vizita e homologut te tij shqiptar, Sali Berisha, me 12 shkurt ndoshta do te kalonte pa u vene re.
Por ne konferencen per shtyp, ndersa po flitej per luften e atyre qe demtojne imazhin, skafet, gomonet, Berluskoni pohoi: “Do te bejme nje perjashtim per ke na sjell vajza te bukura”.Edhe pse Kryeministri italian spikat per deklaratat e tij fatkeqe, vleresojme se ajo ’ka ka deklaruar ai, eshte nje deklarate ofenduese, ne adrese te grave shqiptare, qe jetojne dhe punojne ndershmerisht ne Itali dhe Shqiperi, si dhe nje tallje me nje nga plaget me te renda sociale, te tranzicionit demokratik shqiptar: trafiku i qenieve njerezore.Kryeministri italian duhet te jete ne dijeni se tashme ka kush i on ne Itali “vajzat e bukura shqiptare” dhe i vendos ne pune si mish i fresket ne rruget e Italise, ose ne qendrat e rreme estetike, ku te kamurit e Italise, i perdorin ato per t’u liruar nga pesha e rende e punes dhe pergjegjesise.Jane trafikantet e qenieve njerezore dhe krimi i organizuar qe menaxhon shfrytezimin e prostitucionit.Te ngresh nje argument kaq delikat dhe te dhimbshem, permes batutave pa vend, seksiste dhe maskiliste, fyen punen dhe perpjekjen e atyre te cilet luftojne qe gruaja te mos trajtohet si nje send, por te kete te drejta te barabarta.Por lendon edhe ato familje shqiptare te prekura nga drama e nje vajze te rrembyer, dhunuar, izoluara, ndonjehere e humbur pergjithmone.Jemi thellesisht te keqardhur dhe te hidheruar qe Kryeministri i vendit ku jetojme dhe aspirojme per t’u bere nenshtetas, te shfaqe nje qendrim tejmase ofendues, ne adrese te vendit tone te origjines dhe jep nje imazh kaq te prapambetur te Italise.I kerkojme zyrtarisht ndjese te gjitha grave shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali.  Irida Cami- GazetareKeti Bioku - GazetareBrunilda Ternova - Gazetare, perkthyeseMigena Proi – Gazetare, shkrimtareArta Nikaj – Presidente e Shoqates Studentore Shqiptare, FirenceGaldiola Jahoj – Shoqata shqiptare “Rilindja”, ArezzoErmelinda Nikaj Mundija – “AlbaPrato”, shoqata shqiptare, PratoAnila Murataj – zevendespresidente e Shoqates Shqiptare Juvenilja, ForlìLiljana Picari – Presidentja e shoqates “Te integrohemi se bashku”, CerviaSonila Reka - ASAP, Shoqata e Studenteve Shqiptare, PeruxhiaArlid Hajro – Lidhja e Shkrimtareve ne ToskanaIsmail Ademi – Konsulent nderkulturorOlti Buzi – Redaktor i “Albanianews”Darien Levani – ShkrimtarAlban Trungu – “Albamedia”Emila Markgjonaj – PsikologeLedia Miraka – AvokateArtan Shabani - Artiste shqiptareEdi Muka - Kurator arti ZvicerJoa Ljungberg – Kurator arti ZvicerGaia Fugazza – Artiste, FranceDr. Gezim Alpion, Universiteti Birmingham (UK)Durim Lika – Shoqata “Scanderbeg”, ParmaSisley Xhafa – Artiste SHBA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›