E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca i jep prioritet identitetit kombëtar

Flamuri francez do të valojë në çdo shkollë në Francë, ndërsa himni kombëtar do të këndohet nga nxënësit së paku një herë në vit, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë që të forcojë tek qytetarët ndjenjën e krenarisë të së qenit francezë, deklaroi sot kryeministri i Francës, Francois Fillon.

Janë paraparë gjithashtu edhe kurse të gjuhës dhe për barazinë gjinore për imigrantët, të cilët hyjnë në Francë.

Pjesa më e madhe e këtyre masave janë më shumë simbolike sesa konkrete, por ato janë prodhim i debatit kombëtar, të organizuar nga qeveria franceze për identitetin francez.

Franca ka tashmë ca kohë që lufton për të ruajtur gjuhën e vet, por përderisa qeveritë e kaluara janë përqendruar në mbrojtjen e frëngjishtes nga anglishtja, qeveria aktuale dëshiron që imigrantët e ri, të cilët hyjnë në Francë, të jenë në gjendje që të komunikojnë.

Fillon ka tubuar ministrat e qeverisë së tij, për të miratuar masat për identitet kombëtarë. Shumë nga këto masa janë propozuar nga Ministri për Imigracion, Eric Besson, i cili ka sponzoruar iniciativën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›