E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kundërsulmi ndaj Rusisë/ Zelensky: Më shumë se 30 komunitete janë çliruar në rajonin e Kharkiv

Kundërsulmi i nisur nga ushtria ukrainase kundër pushtuesve rusë vazhdon pa pushim. Në një video-mesazh të shpërndarë në mediat sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy deklaroi se deri më tani janë çliruar më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv.

“Aktualisht, forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar dhe vënë nën kontrollin e tyre më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv, afër kufirit me Rusinë. Operacionet e ushtrisë ukrainase në rajonin e gjerë janë në progres të plotë”, tha presidenti ukrainas.

Më herët Zelensky pretendoi se ushtria ukrainase ka rimarrë gjithsej 1000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›