E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Charles III kurorëzohet sot si Mbreti i Britanisë së Madhe

Charles III kurorëzohet zyrtarisht sot (10 shtator), Mbret i Britanisë së Madhe. Flamujt do të valëviten në shtizë të plotë për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, përpara se të kthehen në gjysmështizë. 

Për herë të parë pas 70 vitesh, himni kombëtar britanik me ndryshimin e tekstit ” Zoti ruaj Mbretin ” u dëgjua në Katedralen e Shën Palit në Londër . Ky version që i referohet një monarku mashkull zëvendëson “Zoti ruaj Mbretëreshën”, himni i luajtur që nga hyrja e Elizabeth në fron në 1952.

Charles III vjen në fron në një kohë të vështirë, me Mbretërinë e Bashkuar që po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në 40 vjet, duke ndryshuar katër kryeministra në gjashtë vjet.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Charles III falënderoi njerëzit për pjesëmarrjen e tyre në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.

Në moshën 73-vjeçare, Charles është monarku më i vjetër britanik që ka hipur në fron.

Mbretëria e Bashkuar mbetet në zi kombëtare për vdekjen e Elizabeth. Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›