E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leclerc, më i shpejti në cirkuitin e shtëpisë

Në 100 vjetorin e cirkuitit të shtëpisë, nuk zhgënjen pritshmëritë Ferrari, që rrëmben pole position me Charles Leclerc. Kualifikueset në cirkuitin italian janë kondicionuar nga penalitetet e shumta: në Monza nëntë pilotë nga njëzet janë ndëshkuar, duke krijuar një formacion fillestar anomal, që nuk pasqyron plotësisht vlerat në pistë, por nuk i heq asgjë meritës së Leclerc për pole position e arritur.

Ferraristi ishte më i shpejti nga të gjithë në asfaltin e Autodromit Kombëtar, duke i mbyllur kualifikueset me kohën një minutë, njëzet sekonda e 161 të mijëtat, përpara Russell dhe 145 më pak se Mac Verstappen, i cili megjithatë (për shkak të penaliteteve) duhet të niset nga vendi i shtatë.

Ferrari dhe Mercedes në fakt bënë një performancë pothuaj identike… pasi Sainz dhe Hamilton do të nisin përkatësisht nga pjesa e jashtme e vijës së nëntë dhe të parafundit dhe nga brenda atij të dhjetë dhe të fundit, të kompletuar nga Yuki Tsunoda

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›