Kuotat e propozuara sipas degëve
10/03/2010 Propozohet rritje e tarifave të studimit në fakultetet e Universitetit të Tiranës
Universiteti i Tiranës do të akomodojë për vitin akademik 2010-2011 mbi shtatë mijë studentë të rinj, që do të përzgjidhen nga rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.
Pas verifikimit të kapaciteteve, drejtuesit e fakulteteve përbërëse të UT-së kanë përcaktuar edhe numrin e kuotave të mundshme që mund të përballohen nga secila strukturë e arsimit të lartë publik për pranimet e 2010-ës. Aktualisht, këto kuota janë depozituar pranë dikasterit të Ministrisë së Arsimit për miratim. Megjithatë, këto propozime mund të ndryshojnë duke përfshirë jo vetëm uljen e tyre, por edhe shtimin, pasi fjalën e fundit e në miratimin e tyre e ka Këshilli i Ministrave.
Ndarja e kuotave
Ashtu si dhe vitin e shkuar, numrin më të lartë të kuotave të pranimit rezulton ta ketë Fakulteti Ekonomik, për të cilin janë propozuar rreth 1166 kuota pranimi për të gjitha degët. Rreth 26 prej këtyre kuotave do të jenë në dispozicion të kandidatëve që do të vijnë nga trojet jashtë Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu rezulton një rritje e kuotave të pranimit krahasuar me vitin e shkuar edhe për Fakultetin e Drejtësisë, për të cilin janë kërkuar 700 vende pranimi; për Fakultetin e Shkencave Sociale 600 kuota dhe për Gjuhët e Huaja 820 kuota pranimi, të shpërndara sipas programeve të studimit që ofrohen në këtë institucion. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë ndarjen e kuotave për sistemin e ditës, si dhe për pranimet e ciklit part-time, të propozuara sipas të gjitha programeve që do të ofrohen nga 8 fakultetet përbërëse të UT-së. Në këtë tabelë janë të specifikuara edhe kuotat e pranimeve për kandidatët që do të pranohen nga trojet.
Konkurrimi
Për t’u pranuar në këto degë, kandidatët duhet detyrimisht të bëhen pjesë e Maturës Shtetërore 2010, në të cilën duhet të marrin rezultat kalues në të katër provimet. Për t’u bërë pjesë e këtyre provimeve, kandidatët më parë duhet të regjistrohen në formularin A1, ku përzgjedh dy lëndët e provimit që janë vendimtare për t’u pranuar në universitet. Sipas, rregullores së provimeve, sot është afati i fundit që maturantëve u lejohet të dorëzojnë për t’u regjistruar në garën e konkurrimit për pranimet në universitet. Në rregullore përcaktohet që pas datës 10 mars nuk do të lejohen më dorëzime të formularëve A1 nga maturantët, e për rrjedhojë ajo kategori që nuk ka dorëzuar A1-shin të plotësuar nuk do të lejohet të marrë pjesë në studimet e larta të këtij viti.
Kuotat e pranimit për sistemin part-time
Për vitin akademik që vjen është propozuar rritje e kuotave të pranimit për ciklin e studimeve part-time, ose siç njihen ndryshe studimet me kohë pjesshme. Pranë Universitetit të Tiranës, vetëm tri fakultete do të ofrojnë studime part-time, përkatësisht Fakulteti i Histori-Filologjisë, për të cilin janë propozuar 750 kuota pranimi të ndara në mënyrë të barabartë për të tri degët: Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Gjeografi. Për Fakultetin e Drejtësisë janë propozuar rreth 200 kuota pranimi për studimet e pjesshme, ndërsa për Fakultetin e Infermierisë janë propozuar 345 kuota pranimi.
Tarifat
Rritja e kuotave të pranimeve do të shoqërohet edhe me rritje të tarifave të studimit për ndjekjen e vitit akademik. Me përjashtim të degëve të Fakultetit të Histori-Filologjisë, pranimet në të gjitha fakultetet e tjera do të shoqërohen me rritje të taksës së studimit, e cila do të variojë nga 5 deri në 10 mijë lekë të reja. Sipas tabelës përkatëse, taksa vjetore që studentët e Fakultetit të Drejtësisë duhet të paguajnë do të jetë 40 000 lekë. Po kaq do të jetë taksa e studimeve edhe për të gjitha degët e Fakultetit të Mjekësisë. Kjo taksë është rritur me 10 mijë lekë, krahasuar me tarifat e miratuara për vitin akademik që po lëmë pas. Megjithatë, edhe për këto tarifa pritet të jepet fjala e fundit nga Këshilli i Ministrave, i cili do të përcaktojë nëse do të aprovohen rritjet e propozuara nga universitetet ose jo.