Akuza kërkon konfiskimin e pasurisë së trafikantit
10/03/2010 Bledar Balliu pjesë e organizatës “Poter-Al”. Në 2003-2004 trafikoi heroinë në Itali
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda i ka kërkuar dje gjykatës konfiskimin e pronave të të pandehurit Bledar Balliu, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ato rrjedhin nga të ardhura kriminale. Në listën e pronave që kërkohet konfiskimi dhe më pas administrimi i tyre nga shteti, janë dy apartamente, një garazh, si dhe një llogari bankare prej 70 mijë eurosh. Burime pranë organit të akuzës thanë se procedurat e përpilimit të kërkesës, janë mbështetur në nenet dhe dispozitat që janë të parashikuara nga ligji i ri antimafia. Vendimi për konfiskimin ose jo të tyre, pritet të merret ditën e sotshme, ku në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të zhvillohet seanca gjyqësore. Sipas hetimeve të kryera, është konstatuar se pasuria e ngritur pas vitit 2003, dyshohet se rrjedh nga të ardhurat e trafikut të drogës, pasi Bledar Balliu që aktualisht është dënuar me 12 vjet burg, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte heroinë e kokainë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, Gjermanisë dhe Holandës. Organi i akuzës ka mundur të faktojë se një apartament me sipërfaqe 101 m 2 që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”, pranë ish-bllokut, është blerë me të ardhura ilegale. E njëjta gjë është konstatuar edhe në një apartament tjetër me sipërfaqe 75 m2 që ndodhet në qytetin e Durrësit, ku në këtë pallat është gjendur në pronësi të Bledar Balliut edhe një garazh. I proceduari ka pretenduar se pasuritë e gjetura nga Prokuroria nuk i përkasin atij, por një personi të tretë që s’ka lidhje fare me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Aktualisht të gjitha këto pasuri qëndrojnë të sekuestruara që prej 2 majit të vitit 2007. Sipas vendimit, këto pasuri nuk duhet të shiten, tjetërsohen, falen ose dhurohen deri në një vendim të dytë të konfiskimit ose jo të tyre. Bledar Balliu është dënuar me 12 vjet heqje lirie dhe 600 mijë lekë gjobë, pasi pranoi që ai së bashku Aleksandër Koliqin, Ilir Koçiaj e persona të tjerë, trafikonin drogë në drejtim të Italisë. Procedimi penal ndaj si dhe anëtarëve të tjerë të grupit “Poter Al” ka nisur mbi bazën e një materiali hetimor të autoriteteve italiane dhe konkretisht të Prokurorisë së Firences dhe “Guardia di Financa”-s.
Pasuritë e hetuara
• Një apartament në rrugën “Sami Frashëri” me sip. 101 m2
• Një apartament në qytetin e Durrësit me sip. 75 m 2
• Një garazh, që ndodhet në një pallat në Durrës
• Një llogari bankare prej 70 mijë eurosh