E Diel, 1 Nëntor 2026

Estonia, një kombëtare më e “vogël” se ShqiperiaAktualisht Estonia renditet e 103-të në klasifikimin e FIFA-s

Rrjetet sociale:

Përfaqësuesja A e Shqipërisë zhvilloi stërvitjet e para në tokën estonezë në kuadër të miqësores me Estoninë (14 nëntor). Miqësorja konsiderohet si testi i parë i “revolucionit Kurzhe”, pasi trajneri kroat ka marrë me vete 18-lojtarë që moshë mesatare kanë 24.6 vjet. Në fakt, Shqipëria nën drejtimin e Kuzhesë ka qenë e suksesshme në miqësore: 2 ndeshje, 1 barazim me Gjeorgjinë, dhe një fitore të bujshme 6-1 me Qipron. Estonia paraqet një mundësi të mirë testimi për kuqezinjtë tanë, pasi është në letër një skuadër më e vogël. Trajneri Tarmo Rutli, pas dështimit total të skuadërs së tij në kualifikimet e botërorit “Afrikë e Jugut 2010” (ishte në një grup me Spanjën, Bosnjën, Turqinë, Belgjikën dhe Armeninë), ku arriti të merrte vetëm 2 fitore dhe 2 barazime ka vendosur të rinovojë ekipin e tij. Ai ka lënë jashtë skuadrës për ndeshjen me Shqipërinë shumë lojtarë që i pati aktivizuar gjatë këtyre kualifikimeve duke grumbulluar disa lojtarë të rinj me të cilët synon të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në ndeshjet për EURO 2012. Federata Estoneze e Futbollit është krijuar më 1920-ën. Deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kjo skuadër zhvilloi shumë takime aq sa edhe fitorja me e thellë Estoni–Lituani 6-0; 26 korrik 1928 dhe humbja më e thellë Finlandë-Estoni 10–2; 11 gusht 1922 përkon pikërisht me këtë periudhë. Futbollisti me më shumë ndeshje për këtë kombëtare është Martin Reim (157 ndeshje) ndërsa golashënuesi më i mirë, Andres Oper (35 gola). Aktualisht Estonia renditet e 103-të në klasifikimin e FIFA-s ndërsa ngritjen më të madhe e papasur në dhjetor 2002, vendi 60-të. Kurse pozicionimi më i keq është regjistruar më tetor të 2008-ës, vendi i 137-të.
Numri i klikimeve - 405
  E Merkure, 11 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›