E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa Skenderbeu nis me fitore cerekfinalet

Skënderbeu e ka nisur mjaft mirë ndeshjen çerekfinale në grupe të Kupës së Shqipërisë, ku në transfertën e Peqinit ka fituar 4-1.

Korçarët dominuan takimin dhe që në pjesën e parë shënuan dy gola me Plakun në minutën e 35-të dhe Bicin në të 40-n.

Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërkohë që e dyta nisi më mirë për vendasit që në minutën e 50-të ngushtuan diferencën e golave me Llucën, që pranë portës shënoi me kokë.

Më pas erdhën edhe dy gola të tjerë të korçarëve ku në minutën e 72-të Plaku shënoi golin e tretë për Skënderbeun dhe të dytin personal. Orelesi në minutën e 76-të shënoi sërish për mysafirët dhe vulosi rezultatin në shifrat 1-4.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e parashikuar për t’u luajtur sot, ajo mes Flamurtarit dhe Bylisit u anullua për shkak të gjendjes së rënëduar të fushës së stadiumit në Vlorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›