E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikat e forta të Florianës

Floriana Garo, e cila  përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, këtë fundvit  vjen si prezantuese në Festivalin e Këngës së RTSH-së. Një festival që sa i madh, aq shpesh edhe i kritikueshëm për përzgjedhjet që janë bërë për ta drejtuar në vite.

Megjithatë, Floriana duket më gati se kurrë, një sfidë të cilën e ka marrë me përgjegjësi dhe shumë përkushtim. Në krah ka Enkel Demin, prezantuesin dhe gazetarin e njohur, i cili njëkohësisht është shprehur se ndihet me fat që do të ngjitet në skenë për tri net me vajzën bukuroshe.

Floriana ka treguar se cili ka qenë reagimi i saj i parë kur ia bënë këtë propozim:
“Wow! Vërtet? Po, patjetër!!”. Pak a shumë këto fjalë shpreha kur ma propozuan. Nuk hezitova fare, sepse e kam patur ëndërr të prezantoj një spektakël të madh. Ky është rasti perfekt për ta realizuar këtë ëndërr."

Tutje, duke folur për "Mapo'', ajo ka rrëfyer ato që i mendon si pika të saj të forta për këtë festival:  "Natyrshmëria, komunikimi në anglisht, të cilin do ta përdor gjatë festivalit, por edhe pamja e jashtme". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›