Ndoci mbi fenomenin Lek Plepi

Gjatë javës së kaluar ishte përhapur një lajm me titull: "Frederik Ndoci, menaxher i Lek Plepit".
Lidhur me kete kantautori i skenave shqiptare, Ndoci, ka bere te ditur se me Lekën i kishte rënë rasti të njihej gjatë këtij viti, pas një ftese që ky i fundit i kishte bërë për bashkëpunim.
Në një takim të zhvilluar, gjatë të cilit Ndoci i kishte refuzuar pjesëmarrjen në këngë Lekës, i kishte propozuar atij diçka mbi përmbajtjen e këngës, tematikën që ajo do të trajtonte, transmetojne mediart shqiotare.Siç duket, Leka, pas kësaj këshille të Frederikut, ka vendosur që ta quajë producent të këngës dhe klipit të tij, krijuesin e hitit “Sytë e tu”.
Sipas Frederikut, Leka ka vlerë po aq sa këngëtaret që zhvishen, të cilat tregu shqiptar i prodhon në masë, ndoshta edhe më shumë. /Indeksonline/