Kupa, Turi I, Luftëtari – Gramozi 1-3Një takim me theks stërvitor, por që pati katër gola në fund të 90 minutave

Rrjetet sociale:
Gramozi tregoi dhëmbët si skaudër e Kategorisë Superiore, duke fituar 1-3 në transfertë ndaj Luftëtarit të Kategorisë së Parë. Një takim me theks stërvitor, por që pati katër gola në fund të 90 minutave. Hyseni (38’), Rrustemi (60’) dhe Bajollari (67’) shënuan për Gramozin. Golin e nderit për gjirokastritet e realizoi nga pika e bardhë Bisri (72’), por ky i fundit pas dëmtimit e la skuadrën me dhjetë lojtarë, pasi Luftëtari i kishte kryer më parë tri zëvendësimet e lejueshme nga rregullorja e futbollit.
Numri i klikimeve - 22
E Merkure, 21 Tetor 2009