Kupa UEFA, sot biletat e para te fazes eleminatore

Ne raundin e parafundit te fazes ne grupe te Kupes UEFA, Milani do te perballet me Portsmuth-in, i cili do te zhvilloje sot ndeshjen e pare nen drejtimin e trajnerit te ri Tony Adams. Skuadres angleze do t’i mjaftoje vetem nje pike per t’u siguruar per kualifikimin e metejshem.
Milani gjithashtu eshte shume prane kualifikimit pasi ka arritur te fitoje dy ndeshjet e para te kesaj faze me Herenvenin dhe Bragen. Edhe per kete ndeshje, skuadra italiane duket te jete pretendente per te fituar.
Ne 27 takimet qe kuqezinjte kane zhvilluar me skuadrat angleze, kane fituar 10 ndeshje, kane humbur 8 dhe kane barazuar 9 te tilla. Por me Portsmuth-in, Milani perballet per here te pare ne veprimtarite europiane por italianet nuk kane humbur ne pese ndeshjet e fundit ne aktivitetet europiane dhe kane fituar te kater ndeshjet e Kupes UEFA qe kane zhvilluar deri tani.
Nje tjeter ndeshje e rendesishme e kesaj faze eshte ajo e grupit F mes Hamburgut dhe Ajaksit. Edhe keto dy skuadra qe jane prane kualifikimit per ne fazen e ardhshme, kane nga tre pike secila pas dy ndeshjeve te para dhe nje fitore do t’u mjaftonte per t’u kualifikuar.
Shalke 04-Manchester City eshte suprsfida e grupit A. Gjermanet kane arritur te grumbullojne kater pike pas dy ndeshjeve te para, pasi kane fituar me PSG dhe kane barazuar me Real Racing. Nderkohe City ka vetem tre pike dhe do t’i duhet me fitorja per t’u kualifikuar per me tej.