Drogba: Tek Chelsea nuk jam i lumtur

Deklarate e forte e sulmuesit nga Bregu i Fildishte, Didier Drogba, i cili per here te pare ka pranuar publikisht se ne Londer nuk ndihet me si ne shtepine e tij. Zerat e shumte qe kohet e fundit e shikojne tek Interi, mund te kenaqen nese degjojne me kujdes deklareten e fundit te leshuar nga sulmuesi i Chelsea.
“Gjashte muajt e fundit kane qene me te keqijte ne karrieren time. Ka qene nje periudhe vertet e keqe. Por une kam kaluar edhe me pare momente te keqija dhe di si t’i kaloj”, eshte shprehur afrikani.
Nese kthememi edhe me pas ne kohe, sulmuesi ka kaluar nje periudhe te erret edhe kur “qante” largimin e trajnerit Mourinho nga Chelsea, me te cilin ishte i lidhur fort. Ne kete rast, zgjidhja e vetme per te dale nga kriza do te ishte bashkimi i Drogba me teknikun zikalter, i cili e ka reklamuar shume ne ambientet e rruges “Durini”, ndersa Moratti eshte i gatshem te beje nje sforcim te madh ekonomik.