Festat, bashkohen kreret e vendit

Festat kombetare i kane bashkuar sot tre kreret me te larte te shtetit shqiptar, presidentin Bamir Topi, kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha.
"28 nentori i vitit 1912 shenoi edhe luften e Shqiperise kunder disintegrimit dhe sot pas 96 vjetesh jemi ne rrugen e integrimit. Duken si ngjarje ekstreme por kane lidhje me njera-tjetren", u shpreh Topi.
Ndersa kreu i qeverise deklaroi se Shqiperia kujton sot festen e pavaresise dhe te Clirimit, ndersa vuri ne dukje se festa e Flamurit kete vit merr nje kuptim tjeter, per shkak te pavaresise se Kosoves.
Kreret e shtetit vune kurora me lule prane monumentit "Nene Shqiperi" ne shenje nderimi per Deshmoret e Atdheut. Maxhoranca prej vitesh perkujton Clirimit me 28 nentor.