Kupa e Amerikes Zabaleta Duhet ta nisim me fitore

Numërimi mbrapsht ka nisur deri në goditjen e topit të parë të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet në Argjentinë, ndërsa skuadra vendase shpreson që me ndihmën e tifozëve t’I japë fund dominimit të Brazilit në kompëticionin më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.
Talente si sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi apo ai Manchester City Carlos Tevez, mbajnë gjallë shpresat e kombëtares argjentinase për të fituar për herë të parë titullin kampion që nga viti 1993.
Argjentina do të luajë në ndeshjen e hapjes më 1 korrik kundër Bolivisë. "Mendoj se gjatë këtyre ditëve përpara nisjes së turneut duhet të përgatitemi shumë për t’u nisur në mënyrën më të mirë. Luajmë në shtëpinë tonë me objektivin për të fituar Kupën”, ka thënë mbrojtësi Pablo Zabaleta.
Argjentina mundi 4-0 Shqipërinë në ndeshjen e fundit miqësore përpara Kupës së Amërikës, ndërsa trajneri Sergio Batista mori sinjale positive nga Messi, Tevez, Lavezzi dhe Aguero, të cilët shënuan golat e fitores.
Po ashtu tekniku argjentinas ka në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar prej tij. Argjentina do të luajë në grupin A, bashkë me Bolivinë, Kolumbinë dhe Japoninë e cila është e ftuara speciale e këtij kompeticioni.
Nertan Prifti