Dekorate spanjolle per mbrojtjen civile nderohen 4 police

Me kërkesë të Zv/kryeministrit spanjoll, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba, janë dekoruar 4 efektivë të lartë të Policisë së Shtetit shqiptar, Agron Kuliçaj, Agron Bala, Abaz Locaj dhe Entiol Xhelilaj.
Ata janë dekoruar me “Kryqin e urdhrit te meritës së mbrojtjes civile” në ceremoninë e organizuar në ambientet e ambasadës spanjolle ku ishin të pranishëm ambasadori spanjoll Rafael Tormo Perez, ministri i brendshëm Nishani, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj.
Sakaq në ambientet e policisë së shtetit, Ministri Nishani dekoroi kreun e misionit ICITAP në Shqipëri Geri Bullard. Në ceremoninë ku ishte e pranishme dhe zv/ambasadorja amerikane, kreu i Ministrisë së Brendshme vlerësoi rolin e misionit, ndërsa theksoi se ai i ka shërbyer mjaft strukturave të policisë në luftën ndaj të gjitha fenomeneve të kundraligjshme.
Azhornuar së fundi ( e premte , 24 qershor 2011 )