E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ne Siri Clinton Situata shqetesuese

Shtetet e Bashkuara parashikojnë një përshklallëzim të situatës në Siri. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton ka kërkuar nga Siria që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Turqinë, duke tërhequr vëmendjen se ka rrezik të përshkallëzimit të krizës. Clinton iu tha gazetarëvë në Uashington se SHBA-të po diskuton situatën me zyrtarët e aleates në NATO, Turqisë ndërsa u shpreh se situatën në kufi është e paqëndrueshme dhe “shqetësuese”.

Clinton i bëri apel ushtrisë siriane që menjëherë t’i përfundojë sulmet dhe provokimet në rajon, ndërsa adresoi dhe situatën e  krijuar në kufirin me Turqinë si potencial për përleshje. Turqia tha se ministrat e jashtëm të Turqisë dhe të Sirisë janë konsultuar në lidhje me situatën në një bisede telefonike. Ndërkohë, situata në terren mbetet kritike Mijëra sirianë kanë kaluar në Turqi në përpjekje për t’u shpëtuar forcave ushtarake e represionit të lëvizjes tremujore të opozitës kundër regjimit të Bashar al Asadit.

Më shumë se 1 mijë e 500 refugjatë kanë kaluar në vendin fqinj në në 24 orët e kaluara. Agjencia turke e lajmeve Anatolia citoi qeverinë provinciale në Hatay të ketë thënë se numri i përgjithshëm i regjistruar në kampet e përkohshme ka shkuar në më shumë se 11 mijë e 700, krahasuar me 10 mijë e 200 vetëm një ditë më parë. Shumica e refugjatëve të fundit, vijnë nga kampet e ngritura afër kurfirit me Turqinë, të cilët kanë marrë arratinë me shfaqjen e forcave të armatosura të ushtrisë sirianë aty.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›