Kupa e Amerikes eleminohen Brazili e Kili

Kupa e Amerikës konfirmohet “e mallkuar” për gjigandët e futbollit botëror, ndërsa pas Argjentinës, ka qenë Brazili ai që ka nënshkruar dështimin e tij në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Pesë herë kampionët e botës i kanë thënë lamtumirë turneut më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor, duke u eliminuar nga Paraguai pas gjuatjeve të 11-metërshave.
Dominimi në fushën e lojës nuk i ka vlejtur aspak Brazilit, që do të përballej me mbrojtjen e ngjeshur të kundërshtarit, ndërsa skuadra e drejtuar nga Mano Menesez nuk do të arrinte të shfrytëzonte rastet e paraqitura. Individualizmi i tepruar i Neymar dhe finalizimi i dobët i shokëve të tij do të linin të pandryshuara shifrat e rezultatit në 90 minutat e rregullta.
Nuk do të sillnin asgje të re minutat shtesë, ndërsa skuadrat do t’i drejtoheshin pikës së penalltive ku gjuatjet e gabuara të Santos dhe Fred do t’i kushtonin shtrenjtë Brazilit, i cili është eliminuar nga Kupa e Amerikës. Feston Paraguaji, që tani e ka vendosur veten mes favoritëve për të fituar këtë trofe.
Nuk kanë munguar surprizat edhe në çerekfinalen tjetër, ku zhgënjimi i radhës i ka takuar Kilit, që është mundur 2-1 nga Venezuela. Golat e Viscarrondo dhe Cichero i kanë dhuruar skuadrës nga Venezuela suksesin historik, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të kilienëve që do të gjenin rrugën e rrjetës me Suazo.
Nertan Prifti