E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish zgjedhje Ristani 8 Maji ne 9 komuna

2 muaj nga 8 maji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatit sërish zgjedhje.Do të jetë fundi i korrikut, sipas kryetarit të këtij institucioni, ai i cili do t’i japë fund zgjedhjeve vendore në vend, duke çuar drejt kutive të votimit qytetarët e 9 komunave të fundit për të cilat nuk ka ende një rezultat.

“Janë për t’u ribërë zgjedhjet, ose për t’u bërë nga fillimi në ato vende ku nuk u arrit të bëheshin më 8 maj. Ne do të përpiqemi t’i bëjmë sa më shpejt. Në bazë të ligjit, nga momenti që mbaron procesi ankimor kemi 40 ditë kohë për të organizuar zgjedhjet e pjesshme, por nuk do të shfrytëzojmë afatin maksimal. Do të mundohemi t’i bëjmë sa më shpejt, ndoshta të dielën e fundit të korrikut, apo të dielën e parë të gushtit, por do të mundohemi që t’i zhvillojmë brenda korrikut, në mënyrë që procesi të mbyllet përfundimisht”-tha Ristani.

Në 8 maj, për shak të parregullsive ose mungesës së bazës materiale, në 7 komuna nuk zhvilluan fare votime, ndërsa gjatë ankimimeve, kolegji shpalli të pavlefshme zgjedhjet në 2 të tjera. Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen për banorët e Shllakut ,Paprit, Pishajt, Zall Dardhës, Armenit, Kolshit, Shallës, Finiqit dhe Mollasit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›