Hetimi i pergjimeve rritet presioni ndaj Cameron

Rritet presioni mbi kryeministrin britanik, Dejvid Cameron në lidhje me skandalin e përgjimeve telefonike të tabloidit “News of the World”. Së fundmi, disa zhvillime në këtë skandal kanë bërë të përmendet shpesh emri i kreut të qeverisë britanike, sidomos pas dorëheqjes së shefit të Skotland Yard, Pol Stefeneson. Ky i fundit, përvec se akuzohet se ka pranuar pushime prej 12 mijë stërlinash nga familja Murdok, i përmendet edhe fakti se ka pasur këshilltar të vetin një ish- drejtues të “News of thë World”, Neil Uollis, i përfshirë në hetimet për skandalin.
Sic pohon gazeta “The Guardian”, pushimet e shefit të policisë janë ofruar pikërisht nga shoqëria, ku Uollis punonte me marrëdhëniet publike.
Të gjithë këto duket se kanë rënduar pozicionin e kryeministrit britanik, Kamerun, që veç të tjerash u akuzua që në nisje të skandalit se kishte punësuar si zëdhënës të vetin, Endi Kulson, ish- drejtues i “News of the World”. Duke pranuar dorëheqjen e shefit të policisë Stefenson, Cameron pohoi se e kupton vendimin e tij.
"Ajo që është më e rëndësishme tani, është që të kemi një vazhdimësi të shpejtë dhe efektive të shërbimit në policinë metropolitane, në mënyrë që ata të mos humbasin asnjë sekondë në hetimin e asaj që ndodhi me median dhe gjithashtu të asaj që ndodhi brenda radhëve të policisë”- tha Cameron.
Ndërsa vetë Stefenson e ka komentuar dorëheqjen e tij, në një lidhje direkte ne television, si përgjegjësi për situatën që është krijuar.
Ndërkohë, pas arrestit të së dielës pasdreke, ish-shefja ekzekutive e “News of the World”, Rebeka Bruks, është lënë e lirë me kusht. Ajo do të paraqitet sërish para grupit hetimor të skandalit, gjatë tetorit.
Përvec viktimave të krimit, tashmë, njoftohet se “News of the World” ka spiunuar me anë të përgjimeve edhe aktorin Xhud Lou ndërsa ky i fundit gjendej në Nju Jork me sekretarin e tij , ndërsa “Telegraph” njofton se edhe David Beckham po mendon të hedhë në gjyq “News International” për përgjim dhe po ashtu Pol Mekkartni që mendon se është përgjuar gjatë divorcit me gruan e dytë.
Juli Prifti