Kupa e Botës 2022, situata në 6 konfederatat

Botërori 2022 do të hapë dyert për 32 skuadra në total. Katari tashmë pothuajse gati me infrastrukturën, pret të mësojë tabelën e plotë me ekipet që do të mirëpresë gjatë dhjetorit të vitit të ardhshëm dhe gjërat kanë nisur të qartësohen në të gjitha konfederatat pjesëmarrëse në garë. Përvec Katarit që kualifikohet automatikisht si vend organizator, në lojë ishin edhe 31 bileta të tjera. Europa kryeson me 13 skuadra që do te dalin nga 55 federata.
Për momentin brenda janë Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroazia, Serbia, Spanja, Zvicra, Anglia dhe Holanda. 12 skuadra të tjera do të duelojnë në 3 final four për 3 biletat e fundit në lojë. Në Afrikë, është mbyllur faza e parë me 54 skuadra pjesëmarrëse në 10 grupe me nga 4. 10 vendet e para kualifikohen për në fazën tjetër ku do të shortohen mes tyre për 5 ndeshje me system vajtje-ardhje për të caktuar më pas edhe 5 të kuaolifikuarit për në Kupën e Botës.
Në këtë fazë janë kualifikuar Algjeria, Tunizia, Nigeria, Kameruni, Mali, Egjipti, Gana, Senegali, Maroku dhe Republika Demokratike e Kongos ende në pritje për shkak të një gabimi që bëri trajneri Hector Cuper në zëvendësimin e lojtarëve. I papritur ishte eleminimi i Afrikës së Jugut dhe Bregut të Fildishtë. Në Amerikën e Jugut, 10 skuadrat janë pjesë e një grupi ku do të luajnë nga 18 ndeshje secila. 4 të parat sigurojnë kalimin direkt ndërsa e pesta siguron një vend në play offin intercontinental.
Brazili dhe Argjentina janë zyrtarisht në Botëror ndërsa 4 raunde nga fundi shumë pranë është edhe Ekuadori. Më e komplikuar është situata në Azi ku 40 skuadra u ndanë në 8 grupe. Fitueset dhe 4 të dytat e cdo grupi u kualifikuan në fazën tjetër. 12 skuadrat janë ndarë në dy grupe me nga 6 ekipe dhe këtë fundjavë u mbyll raundi i 6 nga 10 në total. Sipas rregullores, në Katar do të shkojnë dy të parat e cdo grupi ndërsa dy të tretat do të ndeshen mes tyre për të siguruar të drejtën e play offit interkontinental.
Për momentin, skuadrat e sigurta për të shkuar në Katar duket se janë Irani, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite ndërsa Japonia dhe Australia do të luftojnë deri në fund mes tyre. Oqeania ka pak shanse të përfaqesohet në botëror pasi nga 11 skuadra në garë të ndara në dy grupe, dy të parat e cdo grupi zhvillojnë një final four ku del skuadra që siguron play offin interkontinental.
Për shkak të pandemisë, në këtë konfederatë nuk kanë nisur ende të luhet ndeshjet. Në Amerikën e Veriut, Kosta Rika, Xhamajka, Meksika, Hondurasi dhe SHBA bashkohen me El Salvadorin, Panamanë dhe Kanadanë në një grup të vetëm me 8 skuadra ku tre të parat shkojnë në botëror ndërsa e katërta siguron playn offin interkontinental. Pas 8 raundeve të para, klasifikimin e kryeson Kanadaja, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Meksika e Panamaja.