Bolivia, tri pikë të arta

Bolivia i rrit mundësitë vetes për të qenë mes katër skuadrave të zonës së Amerikës së Jugut, të cilat kualifikohen direkt për në finalet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Me një fitore befasuese dhe të thellë 3-0, Bolivia ka frenuar hovin e Uruguajit, që edhe kur kundërshtari ka qenë me dhjetë futbollistë nuk ka ditur të përfitojë. Vendësit kanë kaluar në avantazh në të 30’ me anë të Arne. Dhe në fundin e pjesës së parë e kanë bërë të sigurtë fitoren e tyre me golin e Morenos.
Madje kapiteni i Bolivisë ka patur shansin e artë për të thelluar në 3-0, por në të 62’ ka humbur penallti, teksa e ka dërguar topin mbi traun e portës së Muslerës. U duk sikur gjërat po rrokulliseshin për keq për Bolivinë, ndërsa Algaranaz, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Godin, merr karton i kuq. Por Arce, duke realizuar dygolësh, në të 79’ shënon golin e tretë. Uruguaj nuk e gjen golin e nderit dhe përfundimisht 3-0 për Bolivinë, ndërsa Peruja ka fituar 1-0 me Venezuelën duke u ngjitur me 17 pikë.