E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode:Shkurtimi i buxhetit për ruajtjen e borxhit

Ruajtja e borxhit publik dhe ulja e tij nga 59 në 54 përqind është arsyeja e kërkimit të shkurtimit të buxhetit 2010 ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode. Ky projektligj u kalua prej qeverisë për diskutim në komisionin e Ekonomisë dhe Financave dhe sipas ndryshimeve të kërkuara buxheti pritet të shkurtohet me 39 miliard lekë ku peshën më të madhe e zënë investimet publike me rreth 20 miliardë lekë.
Megjithatë opozita dhe është shprehur se ky projektligj nuk ka pasur transparencën e duhur.Sipas nenkryetares së komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli pritet që kjo të ketë mjaft ndikim në ekonominë tonë.

Ndërkohë duke qenë se peshën më të madhe e zënë investimet publike Bode është shprehur se nuk do të ketë asnje ndalim të investimeve në proces.

Pas seancës së sotme Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave pritet që ta kalojë për miratim projektligjin ditën e nesërme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›