E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater: Nuk ju kënaqi botërori?

“çdo Kupë Bote ka veçanitnë që vjen nga tradita e vendit. Botërori afrikan ka pasur veçanititë e tij pasi është zhvilluar në një kontinent të varfër dhe shumë dashamirës ndaj futbollit", u shpreh numri një i FIFA-s. Blater e ka komentuar si shumë të suksesshëm arritjen e një shikueshmërie rekord në këtë botëror, më e larta e të gjitha kohërave.

Kreu i FIFA-s iu përgjigj skeptikëve se nëse botërori do të kishte mangësi siç pretendohet, nuk do të arrinte të krijonte një audieencë në përmasa të tilla. Në fund, numri një i futbollit botëror këshilloi Brazilin që të përfitojë nga eksperienca afrikane, në mënyrë që pas katër vitesh të zhvillojë një botëror akoma më të bukur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›