E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Gjermanise Bajerni shkon ne finale

Bajerni i Mynihut është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. Skuadra bavareze fitoi 6-1 në fushën e vet ndaj Volfsburgut duke e pasur shumë të lehtë kualifikimin.
Një gol u shënua nga futbollisti zviceran me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ndërsa sulmuesi Mario Gomez realizoi 3 herë.
Bajerni është shpallur tashmë kampion i Gjermanisë dhe do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër e Kupës gjermane, mes Shtutgartit dhe Frajburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›