E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise luhen sot gjysmefinalet e dyta

Do të përcaktohen sot finalistët e Kupës së Shqipërisë në futboll. Bylis-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi janë ndeshjet që nisin në orën 14:00, ndërsa përballjet e para kanë përfunduar në barazim.
Skënderbeu shkon në Ballsh pas rezultatit 1-1 dy javë më parë në Korçë dhe duke pasur mungesën e sulmuesit kryesor Pero Pejiç.
Në Laç gjithçka nis nga barazimi 0-0 i ndeshjes së parë në Kukës.
Asnjëra nga skuadrat gjysmëfinaliste nuk e ka fituar më parë Kupën e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›